ndjenja personale e gjinisë së dikujt From Wikipedia, the free encyclopedia
Identiteti gjinor është kuptimi personal i gjinisë së dikujt.[1] Identiteti gjinor mund të lidhet me seksin e caktuar të një personi ose mund të ndryshojë nga ai. Për shumicën e personave, përcaktuesit e ndryshëm biologjikë të seksit janë paralelë dhe në përputhje me identitetin gjinor të individit.[2] Shprehja gjinore kryesisht pasqyron identitetin gjinor të një personi, por nuk është gjithherë kështu.[3][4] Derisa një person mund të shprehë sjellje, qëndrime dhe paraqitje në lidhje me një rol të caktuar gjinor, një shprehje e tillë mund të mos pasqyrojë domosdoshmërisht identitetin e tyre gjinor. Termi identitet gjinor u sajua nga profesori i psikiatrisë Robert J. Stoller në vitin 1964 dhe u popullarizua nga psikologu John Money.[5][6][7]
Në shumicën e shoqërive, gjendet një ndarje themelore mes tipareve gjinore të lidhura me meshkujt dhe femrat, një binar gjinor ndaj të cilit shumica e njerëzve i qëndrojnë konform dhe që përfshin pritjet e mashkullorisë dhe feminitetit në të gjitha aspektet e seksit dhe gjinisë: seksi biologjik, identiteti gjinor, paraqitja gjinore dhe orientimi seksual.[8][9][10] Disa njerëz nuk identifikohen me disa aspekte ose të gjtiha aspektet e gjinisë të lidhur me seksin biologjik; ca prej tyre janë transgjinorë, jobinarë ose genderqueer (lit. gjinindryshëm). Disa shoqëri kanë kategori të gjinisë së tretë.[11]
Libri Introduction to Behavioral Science in Medicine thotë që, me ca përjashtime, "Identiteti gjinor zhvillohet befasisht shpejt në vitet e hershme të fëmijërisë, dhe në shumicën e rasteve duket që është të paktën pjesërisht jo i rikthyeshëm deri kah mosha 3- ose 4-vjeçare".[12][13] Shoqëria Endokrine në SHBA konstaton që "Dëshmi të konsiderueshme shkencore kanë dalur në shesh duke demonstruar një element të fortë biologjik që përkrah identitetin gjinor. Individët mund të marrin vendime në bazë të faktorëve tjerë në jetën e tyre, por nuk duket që ka forca të jashtme të cilat shkaktojnë njerëzit me të vërtetë ta ndryshojnë identitetin e tyre gjinor."[14] Konstruktivistët socialë argumentojnë që identiteti gjinor, ose mënyra siç shprehet, janë ndërtuar nga shoqëria, të caktuar nga ndikimet kulturore dhe shoqërore. Konstruktivizmi i këtij lloji nuk është plotësisht i papërputhur me idenë e një identiteti të lindur gjinor, meqë paraqitja e asaj gjinie mund të jetë faktori që dallon nga kultura në kulturë.[15]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.