Howard Hughes

From Wikipedia, the free encyclopedia

Howard Hughes
Remove ads

Howard Robard Hughes, Jr. (24 dhejtor, 1905 – 5 prill, 1976) ishte një manjat i biznesit, ndërmarrës, investitor, pilot, inxhinier i aeronautikës, shpikës, regjisor dhe filantrop amerikan. Gjatë jetës së tij, ai njihej si pasaniku më i madh i vetë-bërë në botë. Si një manjat rebel i filmit, Hughes fitoi njohje në Hollywood nga fundi i viteve 1920, duke bërë filma me buxhet të madh dhe shpesh të debatueshëm si The Racket (1928), Hell's Angels (1930), Scarface (1932), dhe The Outlaw (1943).

Fakte të shpejta Lindi, Vdiq ...

Hughes formoi Hughes Aircraft Company në vitin 1932, duke punësuar një numër të madh të inxhinierëve dhe dizajnerëve. Ai e kaloi pjesën tjetër të viteve 1930 me vendosjen e disa rekodeve bodërore të shpejtësisë në ajër dhe duke ndërtuar Hughes H-1 Racer dhe H-4 Hercules. Ai gjithashtu e bleu dhe e zgjeroi Trans World Airlines (TWA, më pas u ble dhe u bashkua me American Airlines)[2] dhe e bleu Air West, duke e riemëruar atë në Hughes Airwest. Hughes Airwest më vonë u ble dhe u bashkua me Republic Airlines.

Remove ads

Jeta e hershme

Thumb
Foto e Hughes nga prilli i vitit 1912

Vendlindja e Hughes është regjistruar Humble ose Houston, Teksas. Data është gjithashtu e paqartë, edhe pse Hughes deklaroi se ditëlindja e tij ishte natën e Krishtlindjeve. Një certifikatë lindje, akt noterial i vitit 1941 i Hughes, i nënshkruar nga halla e tij Annette Gano Lummis dhe Estelle Boughton Sharp, eklaron se ai ka lindur më 24 dhjetor 1905, në Harris County, Texas.[N 1] Megjithatë, regjistrimi i tij i pagëzimit nga 7 tetor, 1906, në regjistrin e famullisë së Kishës Episkopale të Shën Gjonit në Keokuk, Iowa, ka shënuar lindjen e tij si 24 shtator, 1905, pa iu referuar vendit të lindjes.[N 1]

Remove ads

Vdekja

Hughes është raportuar se ka vdekur më 5 prill, 1976, në 1:27 të mbrëmjes, në bordin e një avioni të zotëruar nga Robert Graf dhe i pilotuar nga Jeff Abrams. Ai ishte rrugës nga Acapulco Fairmont Princess Hotel në Meksikë për në Spitalin Metodist në Houston, Texas. Llogari të tjera tregojnë se ai vdiq në fluturim nga Freeport, Grand Bahama, në Houston.[3]

Shih edhe

Referimet

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads