From Wikipedia, the free encyclopedia
Hoti është një fis historik dhe nënndarje e Malësisë, krahinë kjo e ndarë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Fisi Hoti gjithashtu gjendet dhe në Lurë.
Nënkrahina e Hotit shtrihet në kufirin shqiptaro-malazez, ku vendbanimet kryesore janë Hoti dhe Rapshë-Starja në Shqipëri; dhe Arza, Helmësi me Traboinin në Mal të Zi.[1]
Më 1414 përmendet për herë të parë ky fis që gëzoi një rritje jashtëzakonisht të fortë (Otti, Octi, Chioti, Coti) në një vëllazëri me Tuzët dhe Bythëdosët (Octi, Tusi et Bitidossi). Shuflaj vlerëson se rrënjët e këtij fisi duhen kërkuar në Plavë përmbi Guci, mbi Lim, më 1330 përmendet Mali i Hotënve. Në vitin 1417 ky fis ishte në gjak (lat. quia manus posuit sanguine eorum) me Balshën III.
Ky mal (montanea) në vitet 1417 gjendej kryesisht në shërbim të Venedikut, por herë-herë shkretonte edhe krahinën e Shkodrës. Kryetari i saj quhej kapetan (capitaneus montanee Ottorum). Në vitin 1434 quhej Junch Hoth iam dominus in partibus Albaniae. Në shumë fshatra si cavo (kryetar) përmendet ndonjë Hot.[2] Në regjistrin e kadastrës së Shkodrës përmendet i quajturi Andrea Hoti, i përmendur si proniar dhe kre i fshatit Podgorë (ku radhiten dhe Hotë të tjerë, të quajturit Radas e Mazrrak), më 26 mars 1417 merr në konçension vreshtat e këtij vendi që i përkitnin komunës së Shkodrës. Në fshatin Ljushta krerët janë Junk dhe Vlatik Hoti. Në fshatin Pesiugla kre është Nikolla Hoti, i përmendur gjithashtu për koncensione dhe ndershmërinë e tij.[3] Më 1474 përmendet sërish Malin/Malet e Hotënve (montanee octorum, montanea ottanorum).[1]
Me pushtimin osman, Malet e Hotit përbëjnë nahije më vete në kazanë e Podgoricës, pjesë e Sanxhakut të Shkodrës.[4] Administrata osmane i caktoi Hotjanët, ashtu si krejt malësorët e tjerë të MbiDrinit, si derbendxhinj për të ruajtur rrugën që lidhte Shkodrën me kalatë e Depedukenit dhe të Medunit, duke kaluar përmes krahinës së tyre. Përmes këtij shërbimi duhej të ruanin shtigjet malore nga kalonin rrugët, të siguronin qarkullimin e lirë duke vënë roje në çdo fshat, të mos lejonin të prekej jeta dhe pasuria e udhëtarëve, të ndërtonin ura, të hapnin grykat në kohën e dimrit, etj. Për këto shërbime Hotjanët ishin të falur zakonisht nga disa taksa në dobi të pushtetit qendror dhe ishin gjithashtu të falur nga e dhjeta e gjakut ose dhënia e fëmijëve jeniçerë (yeniçer oglani).[5]
Forma Hotti përdoret në një raport dërguar Romës shtatorin e 1621 nga Ipeshqevi i Sapës dhe Sardës, Pjetër Pudi, dhe nga relacionet ekleziastike të P. Gasparit më 1671, në raportin e Stampaneos më 1685 dhe në hartën e Da Vignola-s më 1689.[1]
Me vendosjen e institucionit territorial të bajrakut në kohën e Perandorisë Osmane, edhe fisi i Hotit iu nënshtrua kësaj reforme duke qenë bashbajrak (bajrak i parë) i Malësisë. Duke u mbështetur në tetë brezat derës të bajraktarëve të Hotit, sipas gojëdhënës së kësaj shtëpie, duke marrë për të mirëqenë se nuk e morën tagrin e bajraktarëve prej kujt tjetër përveç autoriteteve osmane, e shpie formimin e bajrakut të Hotit në fundshekullin e XVII.[6]
Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviq, e përshkruan Hotin:[7]
Banorët jetojnë rreth malit Bukovik dhe në rrafshet e luginës së tij, ndahet në dy bajrakë, në Rrapshë e Traboin.
Më 1609, Bolica e përmend Hotin si pjesë e 6 fiseve të ritit katolik roman ndër 11 fiset kryengritëse.[8] Sipas një relacioni të Bogdanit më 24 mars 1684, Hoti qe nën Ipeshqevinë e Drishtit, më pas në atë të Pultit.[9]
Sipas Nopçës, Hoti festonte Shën Kollin një javë të tërë.[10] Tradicionalisht një fis katolik, shenjti mbrojtës i Hotit është Shën Gjon Pagëzori, dita e të cilit Shnjoni i Hotit, kremtohet çdo vit më 29 gusht.[1]
Në lidhje me përshkrimin që Mariano Bolica i bën Sanxhakut të Shkodrës më 1614, Hotti ka 212 shtëpi dhe 600 burra në armë, me në krye Marash Pepën.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.