Hondishti është një fshatkomunën Trebinjërrethin e PogradecitShqipërisë.

Fakte të shpejta
Hondishti
Mbylle

Fshati në Mokrën e sipërme, vend i begate me pyje dhe burime te shumta, kufizohet nga fshatrat : Çezme e vogël, Llënge, Jolle, Losnik, Slabinje dikur një fshat i madh me njerëz shumë mikpritës por tashme i braktisur. Në pjesën më të madhe fshati kufizohet nga njëra degë e Shkumbinit. Në pjesën jugore ndodhen dy rezervuare artificiale që furnizonin me ujë gjithë Mokrën e sipërme. Fshati ka një peizazh të mrekullueshëm, gjelbërim, të gjitha llojet e drurëve frutore, burime me ujë të ftohtë dhe ushqim të shëndetshëm e bio. Një nga krenaritë e fshatit është Manastiri i Shën Marenës, i ndërtuar para 300 vjetësh në një pozicion shumë të bukur dhe piktoresk. Kisha dhe manastiri i Shën Marenës ndodhen në jug të fshatit Hondisht, me një pamje dominuese në maje të malit mbi lumin Shkumbin. Kisha është një ndërtese e vogël afërsisht 8-12 m e gjate. Altari është i ndare nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 m të gjere dhe 4 m të larte. Ikonostasi është gdhendur me motive luleje. Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpataraku. Kur e viziton e ndjen që ndodhesh në një vend te shenjte. Në 29 Korrik është festa e Shën Marenës në të cilën mblidhen besimtare nga të gjithë anetë e Pogradecit, Librazhdit, Elbasanit, Gramshit, Korçës etj.

Shih edhe

Më shumë informacion Komuna Trebinjë ...
Mbylle

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.