Historia e Algjerisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Algjeria në kohërat e vjetra (10 000 p.e.s) ka qenë e banuar nga fiset berbere të cilat më vonë bien nën ndikimin Kartagjenas. Gjatë luftës së Kartagjenës me romakët, këto fise fitojnë pavarësinë nga Kartagjena dhe pas një kohe shumë të shkurtër bien nën sundimin e Republikës Romake në vitin 200 p.k.. Pas rënies së pjesës perëndimore të Perandorisë Romake, berberët fitojnë pavarësinë në një pjesë të madhe të territorit të tyre. Me ardhjen e Vandalëve gjendja e tyre paksa vështirësohet, por kjo ndryshon me shkatërrimin e vandalëve nga gjeneralët e perandorisë Bizantine. Që nga kjo kohë në këtë pjesë sundojnë bizantinët deri me ardhjen e arabëve në shekullin e VIII.
Berberët në fillim i rezistuan ardhjes së arabëve nën udhëheqjen e Kusajla dhe Kahinait (ang. Kusayla, Kahina) mirëpo pastaj ata e përqafuan fenë islame në masë të gjerë. Edhe pse berberët përqafuan fenë islame ata krijuan hilafetin e tyre. Historia e hilafetit përshkruhet me konfliktet e përbrenda islame të drejtimeve të ndryshme si p.sh të Fatimitëve. Kohëra e trazirave përfundon pas reformës fetare të bërë përbrenda hilafetit.
Në shekullin e XVI, spanjollët marrin disa qytete bregdetare të hilafetit. Mirëpo, kosarët të ndihmuar nga forcat e perandorisë Osmane në një luftë të vështirë ja arrijnë të dëbojnë spanjollët nga qytetet e tyre.
Ndikimi i Pashallarëve Osmanë pas një kohe filloj të bije, kështu që Kosarët dhe Jeniçerët filluan të marrin kontrollin e Algjerisë.
Më 1830 trupat ushtarake franceze okupojnë Algjerin, Oran-in dhe Bone-në dhe filluan me sukses të sulmojnë pjesën tjetër të vendit. Më këtë fillon edhe kthimi i hilafetit në një provincë franceze. Deri më 1906 edhe pjesa e Saharës që i takonte Algjerisë ishte nën kontrollin franceze.
Me masakrën franceze më 1945 (10 000 viktima të masakruar) fillon edhe lëvizja për pavarësi. Në nëntor të 1954-ës lëvizja për pavarësi shëndrohet në luftë për pavarësi (Lufta e Algjerisë) e cila arrihet më 1962 me marrëveshjen në Evian e cila e përfundon luftën tetë vjeçare të përgjakshme nga dy anët.
Pas pavarësimit fillojnë konfliktet politike në mes të partive të cilat marrin fund me marrjen nën kontroll të administratës dhe ekonomisë shtetërore nga partia e unitetit FLN. Viti 1988 për Algjerin ishte një vit në të cilin pakënaqësia ndaj papunësisë fillojë të shprehej në demonstrata. Demokratizimi (nën presioni e politikave franceze, e krishtere) i vendit ka filluar më 1989 me reformën kushtetues e cila garanton të drejtat e njeriut. Më 1991 vije deri të zgjedhjet e lira të cilat sjellin grushshtetin ushtarak për shkak të frigës së fitores së partisë islame FIS (Front islamique du salut) . Kjo shkaktoj edhe luftën qytetare në mes të armatës shtetërore dhe armatës popullore islame. Që nga fillimi i kësaj lufte deri më tani kanë humbur jetën rreth 120 000 viktima.
Pas esklaimit të luftës, qeveria nën ndikimin krishterë propagandon një politik për pajtim e cila tani udhëhiqet nga partia e unitetit FLN (vitin 2002). Në përgjithësi janë tri rryma: krishtere (franceze), islame (arabe) dhe vendase të cilët i kundërshtojnë ekstremistët e të dy anëve dhe i dëshirojnë pavarësinë e vërtet të vendit pa ndikime nga jashtë.
Më 8 prill 2004 përsëri vije deri tek zgjedhjet. Në këto zgjedhje të cilat hashiqare ishin nën ndikimin e ushtrisë (rryma vendase), Abd al-Asis Boteflika i cili në vitin 1999 ishte zgjedhur nga ushtria, deklaroj se me 83 % të votave është president i Algjerisë dhe më këtë fiton edhe një mandat.
Më 1 maj 2005 vije deri te zëvendësimi i ministrave me paraardhësit e tyre (rikthehen ministrat e rrymës vendase). Ndër këta ministra më të njohurit janë Abdelhamid Temar (investimet) dhe Mourad Medelci (financat). Që të dy janë të njohur për ekonomist dhe më pak për gjëra tjera. Kjo si duket i ka qetësuar të dy rrymat ekstremiste atë krishtere (ndikimi i kapitalistëve francez) dhe islame (ndikimin e sheikëve arab).
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.