Gucia

From Wikipedia, the free encyclopedia

Gucia

Guci (malazezisht: Гусиње Gusinje) është një qytezë dhe qendër njësie administrative në Mal të Zi, afërsi të ngushticës së Plavës, e cila shtrihet në një shpat malor. Në afërsi të Gucisë gjendet edhe fshati tjetër shqiptar Vuthaj. Në afërsi të Gucisë ndodhet vendkalimi kufitar me Shqipërinë (Vermosh - Guci).

Fakte të shpejta Guci, Popullsia ...
Guci
Thumb
Shtëpi tipike në Guci
Popullsia
  Gjithsej1.704
Mbylle

Pak histori

Thumb
Xhami

Gucia është vendlindja e udhëheqësit të paharruar luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si edhe Ali Pashë Gucia.

Demografia

Popullsia është shqiptare, por ka edhe boshnjakë dhe të tjerë. Popullata shqiptare në Guci gjatë viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

Statistikat

Përbërja etnike sipas regj. 2003:

Më shumë informacion Viti, Popullsia ...
VitiPopullsiaLëvizja e pop. gjatë shek. të XX-të
19482402
19532555
19612756
19712695
19812625
19912076
20031704
Mbylle

Dialekti

Gucia përbëhet nga muslimanë shqipfolës ose sllavishtfolës. Dialekti sllav i Gucisë dhe Plavës tregon ndikim strukturor nga shqipja. Veçantia e tij shpjegohet prej faktit që folësit sllavë në Guci janë me origjinë shqiptare. Ky rast i zhvendosjes së një popullsie shqipfolëse në një sllavishtfolëse është pothuajse unik.

Kultura

Kultura e ketij qyteti është e lartë; ka shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe gjimnaze.

Politika

Myslimanët (kombësi)

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.