Gjon Durrsaku
piktor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjon Durrsaku ose Gjoni nga Durrësi (anglisht: John of Dyrrachium, latinisht: Johannes de Durachio, kroatisht: Ivan iz Drača), ishte piktor dhe profesor i shquar i gjysmës së dytë të shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV.[1]
Biografia
Gjon Durrsaku ishte i biri i Domenik Durrsakut I, piktor i përmendun, dhe babai i Domenik Durrsakut II, i cili në vitin 1435 hyri në shërbim për 10 vjet te piktori i Dubrovnikut Tom Prekoturovići. Gjon Durrsaku shquhet si njëri ndër personalitetet më të njohura që dolën nga dyert e Universitetit Mesjetar të Durrësit. U shpërngul nga Durrësi në Dubrovnik (Ragusë) në vitin 1388. Në këtë vit dhe vitin pasues, nga Bashkia e Dubrovnikut, mori ndihmë për qira, në mënyrë që të mund të merrej me pikturë. Në vitin 1389 ai i premtoi Vllahut, M. Mençetiq se do të ngjyrosë dhe do të pikturojë disa pjesë të shtëpisë së tij, siç kishte bërë tashmë me sallën e së njëjtës shtëpi. Në burimet e njohura deri më tani apostrofohet edhe si "Johannes pictor de Durachio" e nganjëherë edhe si »pro pictore Greco« (kroatisht: slikar Ivan Grk), që do të thotë piktori Gjon Greku. Përmendet të jetë emëruar rektor i parë i Universitetit Mesjetar të Zarës më 14 qershor të vitit 1396. [2] [3] [4] [5] [6]
Shih edhe
Literatura
- J. Tadić: Građa o slikarskoj školi u Dubrovniku XIII–XVI v., 1. Beograd 1952, 30–31, 95.
- V. J. Đurić: Vizantijske i italo-vizantijske starine u Dalmaciji. Prilozi povijesti umjetnosti u Dalmaciji, 1960, 12, str. 141–142.
- I. Mahnken: Dubrovački patricijat u XIV veku. Beograd 1960, 341.
- V. J. Đurić: Dubrovačka slikarska škola. Beograd 1963, 13, 261.
- M. J. Dinić: Odluke veća Dubrovačke Republike, 2. Beograd 1964, 484, 571.
- I. Fisković: Dubrovačko slikarstvo i društveni okviri njegova razvoja u XIV stoljeću. Prilozi povijesti umjetnosti u Dalmaciji, 1983, 23, str. 129, 140.[2]
![]() | Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.