politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjin Bue Shpata (- vdiq më 1399) ishte fisnik arbër në Epirin mesjetar me titullin e despotit.[1][2] Zotërimet e tij shtriheshin nga gjiri i Korintit deri në lumin Akeront. Përballoi me sukses një pushtim nga anzhuinët e Napolit. Zhvilloi luftëra kundër despotit serb të Janinës Thoma Preljuboviç dhe pasardhësit të tij, vasalit osman, Esau. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Janinës, despoti serb kërkoi ndihmën e osmanëve.
Pas Betejës së Akelout ku forcat shqiptare thyen ushtrinë e despotit epirot Niqifori II Angelus, të përbërë kryesisht nga mercenarë osmanë, krahinat jugore të Epirit, Akarnanisë dhe Etolisë u përfshinë në kuadër të dy despotateve me njohjen e Simeon Uroshit, perandorit nominal serb.[3] I pari me qendër në Artë kishte në krye fisnikun shqiptar Pjetër Losha, kurse i dyti me qendër në Angjelokastër kishte në krye Gjin Bua Shpatën.[4] Në fund të viteveve '50 dhe përgjatë viteve '60, Epiri dhe Etolia sundoheshin nga shqiptarët,[5] me përjashtim të Janinës, ku fisnikëria serbo-bizantine rezistoi dhe ku u caktua Thoma Preljuboviçi,[6] dhëndërr i Uroshit.
Pas vdekjes së Pjetër Loshës më 1374, despotati i Artës dhe ai i Angjelokastrës u bashkuan nën sundimin e despot Gjin Bua Shpatës. Zotërimet e Gjinit tani shtriheshin nga Gjiri i Korintit në jug, deri në derdhjen e lumit Akeront në veri.[7] Më 1375 Gjini sulmoi Janinën, por qyteti qëndroi falë mureve të tij. Despoti serb Thomai i ofroi Gjinit dorën e së motrës.[8][9]
Në vitin 1378 mbretëresha e Napolit organizoi një fushatë për asgjësimin e Despotatit shqiptar të Artës. Ata morën Lepanton, kështjellën më jugore të Shpatajve, dhe depërtuan drejt veriut duke rrethuar kështjellën e Artës. Gjin Bua Shpata korri fitore dhe zuri rob edhe kryekomandantin e ushtrisë pushtuese, Huan Fernandes Heredia.[10]
Në maj të vitit 1379 Gjin Bua Shpata sulmoi prapë Janinën por nuk e mori dot.[11] Pas vdekjes së despotit serb të Janinës në dhjetor 1384, atë e pasoi italiani Ezau Buedelmonti.[12] Në vitin 1385 Gjini sulmoi Janinën por u tërhoq me të kuptuar se nuk mund të thyente mbrojtjen e ngritur nga despoti i ri i qytetit, Esau. Të dy lidhën paqe, por shumë shpejt plasi prapë konflikti midis tyre.[13] Ashtu si paraardhësi i tij Thoma Preljuboviç, përballë kërcënimit shqiptar Esau kërkoi ndihmën e osmanëve,[13] dhe për këtë qëllim ai u bë vasal i tyre.[14] Por pas Betejës së Kosovës më 1389, ku u vra sulltan Murati, osmanët nuk qenë në gjendje t'i asistonin vasalit të tyre Esaut, prandaj shqiptarët e shfrytëzuan rastin dhe në verë 1389 Gjini sulmoi prapë Janinën.[13] Pasi sulltani i ri Bajaziti I konsolidoi pushtetin, dërgoi forca osmane në ndihmë të Esaut. Ky i fundit shkoi në oborrin e sulltanit ku lidhi një aleancë të re me osmanët.
Më 1396, Esau u martua me Irenën, bijën e Gjin Bua Shpatës.[13] Gjini vdiq më 1399. [15]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.