From Wikipedia, the free encyclopedia
Gamla bankhuset në Umeå, është një ndërtesë e verdhë dykatëshe e gurit në Suedi me stil të Renesancës e ndërtuar në vitin 1877. Ndërtesa ndodhet në Storgatan 34,[1] në veri të kalasë dhe urës Tegsbron. Për shkak të qosheve të rrumbullakta ndërtesës i është dhënë nofka Smörasken (pjata e gjalpës).
Ndërtesa është ndërtuar me gurë tipike për stilin e Rilindjes sipas planit të vititit 1877 të Axel Cederberg në Väg- och vattenbyggnadskåren. Cederberg ishte këtë herë këshilltar tëknik i qytetit. Ndërtesa ka dy kate dhe është e ngjyrosur me ngjyrë të verdhë.[1] Ndërtesa origjinale e bankës dhe zyret janë të vendosura në katin përdhesë, kurse kati i sipërm ishte për menaxherin e bankës. Kati i sipërm kishte një apartament të madh me gjashtë dhoma[2]
Ndërtesa ishte Ëesterbottens enskilda banks' ndërtesa e parë e bankës. Pas zjarrit të madh të vitit 1888 në 1888 u krijuan mundësitë për hapjen e një banke të re që ishte më në qendër dhe me një pozicion më reprezantues. Në vitin 1894 banka u zhvendos në ndërtesën e re, që tani është Handelsbanken në anën lindore tëRådhusparken. Ndërtesa e vjetër e bankës u përdor pastaj si ndërtesë banimi. Ndërtesa gjatë viteve ka qenë seli e shumë bizneseve, duke përfshirë edhe magazinën e përkohshme të koleksioneve të Muzeu Västerbottens në vitet 1936-1946, Libraria e Qytetit Umeå gjatë viteve 1935-1954.[3] Ndërtesa që nga viti është në listën e objekteve të mbrojtura të Suedisë,[4] dhe tani është në pronësi të Umeå Energi, kompani e cila nga viti 1992 ka bërë restaurime gjithëpërfshirëse.[5]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.