From Wikipedia, the free encyclopedia
Françesku ose Papa Frani (latinisht: Franciscus; i lindur Jorge Mario Bergoglio; më 17 dhjetor 1936) është papa aktual, dhe i 266[1] i Kishës Katolike Romake, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai është edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.
Françesku | |
---|---|
Papa i 266 i Kishës katolike | |
Zgjedhja | 13 mars 2013 |
Motoja | Miserando atque Eligendo |
Paraardhësi | papa Benedikti XVI |
Emri | Jorge Mario Bergoglio |
Lindja | Buenos Aires,Argjentinë, 17.12.1936 |
Firma |
Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku (nga Françesku i Asizit) flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.[2]
Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]
Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.