From Wikipedia, the free encyclopedia
"Free and open-source software", është një akronim teknik nga anglishtja që shqip dt.th. "softuer i lirë me burim të hapur", më saktësisht iu referohet anglishtes edhe si F/OSS, ose Floss (free/libre/open-source software) . Softueri i tillë ka licencë mjaft liberale me qëllim për ti dhënë përdoruesve të drejtën për ta studiuar, ndryshuar dhe për ta përmirësuar dizajnin e saj nëpërmjet gjendjes së hapur të kodit të saj burimore. Ky model ka fituar impuls dhe konsiderohet prej shumë individëve dhe korporatave si fitimprurëse.[1][2]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(26 shtator 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
"F/OSS' është një term dhe sinonim gjithëpërfshirës për softuer të lirë dhe por edhe te software me kod te hapur dhe te lirë. Këta terma përshkruajnë modele të ngjashme të zhvillimit duke qenë të vetëdijshëm për dallimet e tyre zhvillimor dhe filozofike. 'Softueri i lirë" fokusohet tek liritë filozofike e abstrakte për përdoruesin, ndërsa termi 'burim i hapur' tek forca e zhvillimit të punës me strukturë peer-to-peer (njëri-tek-tjetri) në mes bashkëpunuesve. Shumë njerëz të dyja mënyrave ju referohen si "F/OSS ' kështu që ai është një term që mund të përdoret pa paragjykim veçantues ndaj ndonjë tabori filozofik.
Patentët e softuerit të hapur dhe ato me licencës burim të hapur përdoren nga shumë paketa softuerike. Prapa këtyre dy licencave ka dallime të rëndësishme që reflektojnë ato filozofike, tek të cilat pasqyrohen dallimet në mënyrat se si mund të përdoren dy llojet e programeve dhe se si mund të shpërndahen ato.[3]
Temat "softuer i lirë", "Softuer burim hapur" (FOSS) dhe "Softuer burim hapur dhe i lirë" (FLOSS) sot përgjithësisht janë e njëjta gjë. Pavarësisht mosmarrëveshjeve lidhur me ndryshimet të pavarura por relativisht të vogla, termi i thjeshtë "Burim-hapur" fillimisht për disa vite kishte të njëjtin kuptim si FOSS/FLOSS, të mirë-mbrojtur, por jo edhe me të drejta të rezervuara nëpërmjet Iniciativës për Burim të hapur. Sidoqoftë, nga mesi i vitit 2007 [4] kompani të shumta filluan hapjen e disa burimeve të kodit për tu katapultuar në rrjedhat burim-hapura, duke i mbajtur disa burime të tjera pothuajse të mbyllura. Kështu kuptimi burim-hapur inkuadroi në vetvete të ashtuquajturën Softuer Burim-Hapur Komercial (COSS). Sot termet Softuer i lirë/FOSS/FLOSS dhe COSS përdoren ndamas në raste me specifika të veçanta për tu shkëputur nga termi më gjithëpërfshirës "burim-hapur" në mënyrë që të bëhet dallimi në mes dy modeleve filozofike të ndryshme dhe që të ruhet kuptimi burimor i taborit të softuerit të lirë/FOSS/FLOSS.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.