Fiku
lloj i bimëve From Wikipedia, the free encyclopedia
lloj i bimëve From Wikipedia, the free encyclopedia
Fiku (Ficus carica ) është një pemë frutore që klasifikohet në familjen Moraceae.
Fiku
|
Epiteti carica i referohet origjinës së tij nga rajoni Caria në Azinë e Vogël. Dëshmi për kultivimin e tij vijnë që nga qytetërimet e hershme të Palestinës dhe Egjiptit, prej nga më vonë u përhap në të gjithë pellgun e Mesdheut.
Ficus carica është një pemë ose shkurre e madhe, që rritet në një lartësi prej 7-10 metra, me lëvore të lëmuar të bardhë. Gjethet e tij janë 12-25 centimetra të gjata dhe 10-18 centimetra të gjera, dhe të ndara thellë në tre ose pesë lobe. Lulet e fikut lulëzojnë brenda kokrrës së fikut. Ato nuk duken nga jashtë. Edhe pse zakonisht kokrra e fikut quhet frut i tij, në të vërtetë frutat e fikut ndodhen brenda kokrrës së tij.
Kokrra e pjekur e fikut përmban fruta të shumta një-farësh shumë të vegjël. Kokrra është 3-5 centimetra e gjatë, me një lëkurë të gjelbër, nganjëherë e purpurt ose ngjyrë kafe kur është e pjekur. Fiku ka kapilarë me lëng si qumësht që acarojnë lëkurën e njeriut.Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut.Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Në 100 gr. Fiq gjenden 270 kalori. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. Fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. == Përhapja ==
Ky lloj duket se e ka prejardhjen nga një zonë e gjerë me klimë të butë dhe të ngrohtë, duke përfshirë pellgun e mesdheut deri në Azinë Qendrore (Azerbaixhan, Afganistan, Iran, Pakistan).
Kultivimi i fikut është përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe subtropikale. Fiku pak a shumë është natyralizuar edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Në vitin 2020, prodhimi botëror i fikut ishte 1.26 milion ton, ku Turqia kishte 25% të prodhimit total, pasuar nga Egjipti, Maroku, dhe Algjeria. Këtë vit Shqipëria ishte radhitur në vendin e 9 me 21 889 ton të fikut të prodhuar.[1]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.