Ferdinand Radi
aktor dhe futbollist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Ferdinand Radi (29 gusht 1942 – 11 shtator 2004) ishte aktor dhe futbollist shqiptar. Ai njihet për kontributin e tij të gjatë në kinematografinë shqiptare dhe në teatër, duke u dalluar veçanërisht për rolet e karakterit dhe humorin e tij origjinal. [1][2]
Remove ads
Jeta dhe arsimi
Radi lindi në Durrës më 29 gusht 1942 në një familje intelektuale; ai ishte nipi i Vinçens Prenushit nga nëna dhe i Lazër Radit nga babai. Në vitin 1945, familja e tij u zhvendos në Tiranë.
Ai kreu arsimin e mesëm ndërkohë që ishte aktiv në sport. Më vonë, i ndikuar nga regjisori Kujtim Spahivogli, Radi u fokusua drejt artit. Në vitin 1968 përfundoi kursin e regjisurës nën drejtimin e pedagogëve Pandi Stillu dhe Pirro Mani. Në vitin 1970, ai ndoqi një kurs pasuniversitar për regjisurë nën drejtimin e Spahivoglit. Për shkak të biografisë politike të familjes së tij gjatë regjimit komunist, Radi nuk mundi të emërohej si aktor profesionist për shumë vite, duke punuar fillimisht në uzinën "Partizani".
Remove ads
Karriera
Sporti
Para se t'i përkushtohej artit, Radi pati një karrierë si futbollist. Nga viti 1958 deri në vitin 1962, ai luajti me ekipin e parë të Dinamos. Megjithatë, dilema mes sportit dhe artit u zgjidh në favor të skenës, pas njohjes me Kujtim Spahivoglin.
Teatri
Aktivitetin artistik e nisi në vitin 1965 me trupën amatore të uzinës "Partizani". Për vite me radhë punoi me kontratë pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe Institutit të Lartë të Arteve.
Vetëm pas ndryshimit të sistemit, në vitin 1991, Radi u pranohet zyrtarisht si aktor profesionist në Teatrin Kombëtar. Ai interpretoi në shfaqje të rëndësishme si Vizita e damës plakë, Ezopi, Rikardi i tretë, dhe Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri. Në vitin 1995, ai rivuri në skenë komedinë 8 persona plus, ndërsa dy vjet më vonë bashkëpunoi me vajzën e tij, Andetën, për vënien në skenë të komedisë Inspektori (variacion i Revizorit).
Kinematografia
Në kinema, Radi debutoi në vitin 1969. Ai u bë i njohur për rolet e tij dytësore, por me peshë të madhe artistike, shpesh duke i kthyer në figura të paharrueshme për publikun. Disa nga rolet e tij më ikonike përfshijnë Zanin tek filmi I treti, kapter Mevlanin tek Historiani dhe kameleonët (për të cilin u nderua me kupën e Festivalit të IX të Filmit), Sejmenit tek Balada e Kurbinit dhe arixhiut tek Vdekja e kalit.
Remove ads
Jeta personale
Ferdinand Radi është babai i këngëtares, aktores dhe moderatores, Rozana Radi.
Gjithashtu vëllai i kantautorit Françesk Radi.
Filmografia
Remove ads
Rolet në teatër
- Vjeshtë me stuhi (Kurti)
- I pesti u zu i gjallë (Gjeloshi)
- Pranvera që s’vonoi (Burri i heshtur)
- Prefekti (Xhandari)
- Pas dy vjetësh (Zeneli)
- Kur po lindte qyteti (Njaziu)
- Një shok i klasës sonë (Tak Faku)
- Banja (Vjellosupekti)
- Shumë zhurmë për asgjë (Bogrer)
- 8 persona plus (Bojaxhiu)
- Bregu i pikëllimit (Varrmihësi)
- Vizita e damës plakë (Gangsteri)
- Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri (Shoferi)
- Ishulli i çmendur (Kokëqethuri)
- Ezopi (Etiopasi)
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads