From Wikipedia, the free encyclopedia
Ermanno Armao (Izmir, 14 tetor 1889 - Alassio, 1976) ka qenë diplomat, jurist dhe studjues italian.
U lind në Izmir, në kohën e Perandorisë Osmane, më 14 tetor 1889 nga Adolfo dhe Irene Scherer.[1] Familje me mbiemrin e tyre janë përmendur si me kombësi greke, por katolikë, si dhe francezë,[2] apo venedikas;[3] i ati ishte për vete i lindur në Izmir dhe mbahej si njeri me rëndësi në mesin e komunitetit italian të qytetit bregdetar.[4] U diplomua për Jurisprudencë në Universitetin Mbretëror të Romës më 10 korrik 1909.
Hyri në karrierën konsullore më 1912, pas një konkursi me anë të të cilit u emërua I Ngarkuar me Punë konsullore. Ushtroi karrierën konsullore prej vitit 1912 deri më 1940, duke mbuluar detyrën e Konsullit të Italisë në Antalia, Kordovë, Shkodër, Boston, Stamboll e Këln.
I dhënë pas hartografisë, i interesoi vepra e hartografit të madh venedikas, Vinçenco Koroneli. Për hartën e të cilit (Corso delli fiumi Drino e Boiana, Venezia 1688) Armao botoi një studim më 1933 në Romë, të titulluar "Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale", të cilin e saktësoi me të dhëna të imtësishme për toponiminë e përdorur nga Coronelli.
Më 1944 botoi edhe biografinë e titulluar Vincenzo Coronelli, cenni sull'uomo e la sua vita mbi hartografin, botuar në Firence.
Ndërroi jetë më 1976.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.