From Wikipedia, the free encyclopedia
Enheduana ( Sumerian : 𒂗𒃶𒌌𒀭𒈾 [2] gjithashtu transliteruar si Enheduanna, En-hedu-ana; fl. shekulli XXIII pes) është poetesha, princesha dhe priftëresha më e njohur e Mesopotamisë së Lashtë. Enheduana është shkrimtarja më e hershme e njohur deri më tani. Ajo ishte Priftëreshë e Lartë e perëndeshës Inana dhe perëndisë së hënës Nana (Sīn). Ajo jetonte në qytetin-shtet Sumerian Ur.
Enheduanna shkroi disa vepra të letërsisë, duke përfshirë dy himne për perëndeshën e dashurisë mesopotamiane Inana (Isitari Semitik). Ajo shkroi mitin Inana dhe Ebih, dhe një koleksion prej 42 himne tempulli.
Kontributet e Enheduanas përshkohen nga disa devocione personale për Inanan dhe një koleksion himnesh të njohur si "Himne të Tempullit Sumerian". Megjithatë ka edhe tekste të tjera shtesë që i janë përshkruar asaj. [3] Kjo e bën atë autoren e parë të emëruar në historinë botërore. [4]
Ajo ishte gruaja e parë e njohur që mbante titullin EN, një rol me rëndësi të madhe politike që shpesh mbahej nga vajzat mbretërore. [5] Ajo u emërua në këtë pozitë nga babai i saj, mbreti Sargon Akad . Nëna e saj ishte ndoshta Mbretëresha Tashlultum. [6] [7] Enheduana u emërua në rolin e Kryepriftëreshës në një lëvizje të zgjuar politike nga Sargoni për të ndihmuar në sigurimin e pushtetit në jug të mbretërisë së tij, ku ndodhej Qyteti Ur. [8]
Ajo vazhdoi të mbante detyrën e saj edhe gjatë sundimit të Rimushit, vëllait të saj, kur ajo u përfshi në një formë të trazirave politike, u dëbua, dhe më pas u rikthye si kryepriftëreshë e lartë. Vepra e saj 'Lartësimi i Inanas - The Exaltation of Inanna' ose 'Nin me šara' [9] detajon dëbimin e saj nga qyteti Ur dhe rikthimin përfundimtar. [8] Kjo ndërlidhet me veprën tjetër të saj me titull 'Mallkimi Akade' [10] në të cilin Naram-Sin, nën të cilin mund të ketë shërbyer edhe Enheduana, është mallkuar dhe dëbuar nga Enlili.
Enheduana e përfundon ciklin e himneve të tempullit me një pohim të origjinalitetit të veprës dhe autorësisë së saj:
“Përpiluesi i tabletave është En-hedu-ana. Mbreti im, është krijuar diçka që askush nuk e ka krijuar më parë”.
Në veprat e saj disa herë shkruan mes tjerash: Unë jam Enheduana.
Pas vdekjes së saj, Enheduana vazhdoi të kujtohet si një figurë e rëndësishme, mbase edhe duke arritur statusin gjysmë hyjnor. [11]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.