Ekonomia Romake zotëronte një hapësirë të madhe fushash, që kishin burime të jashtëzakonshme natyrore dhe njerëzore. Prej kësaj, ekonomia e Romës mbeti e fokusuar në bujqësi dhe tregti. Tregtia e lirë bujqësore ndryshoi peizazhin italian, që nga shekulli i 1-rë p.e.s, prona të mëdha ulliri dhe rrushi kishin zëvendësuar pronarët e vegjël të tokave, që nuk mundën të kenë të njëjtin çmim me drithërat e importuara. Aneksimi i Egjiptit, Sicilisë dhe Tunizisë në Afrikën Veriore mundësoi një furnizim të vazhdueshëm me drithëra. Si shkëmbim, vera dhe vaji i ullirit ishin eksportet kryesore të Italisë. Megjithëse përdornin teknologji të re, prodhimtaria në ferma ishte përgjithësisht e ulët, rreth 1 ton për hektar.

Pamje e natës e Tregut të Trajanit, i ndërtuar nga Apollodori i Damaskut

Aktivitetet industriale dhe prodhuese ishin më të vogla. Më të mëdhatë ishin minimi dhe nxjerrja e gurëve, që mundësonin materialet bazë të ndërtimit për ndërtesat e asaj periudhe. Prodhimtaria ishte në një shkallë të vogël dhe përgjithësisht përbëhej nga punishte dhe fabrika të vogla që punësonin më e shumta një duzinë njerëzish. Gjithsesi, disa fabrika tullash punësonin qindra njerëz.

Rruga Appia (Via Appia), një rrugë që lidhte qytetin e Romës me pjesët jugore të Italisë, mbetet përsëri e përdorur.

Ekonomia e Republikës së hershme ishte kryesisht e bazuar në ferma të vogla dhe punë të paguara. Gjithsesi, luftërat në vendet e huaja dhe pushtimet i bënë skllevërit me kalimin e kohës më të lirë dhe më të shumtë, sa që, në fund të Republikës, ekonomia ishte pothuajse tërësisht e varur nga puna e skllevërve edhe për punët e kualifikuara edhe për ato të pakualifikuara. Skllevërit mendohet se përbënin 20% të Perandorisë Romake gjatë kësaj kohe dhe 40% në qytetin e Romës. Vetëm në Perandorinë Romake, kur pushtimet nuk ishin më aq të shpeshta dhe çmimet e skllevërve u ngritën, u bë më ekonomike të punësoje dikë sesa të pronësoje skllevër.

Megjithëse trami përdorej në Romën e lashtë, dhe shpesh përdorej në mbledhjen e taksave, Roma kishte një sistem monedhash shumë të zhvilluar, me monedha prej tunxhi, bronzi dhe metalesh të çmuara ishin në qarkullim në tërë perandorinë por edhe përtej saj – disa prej tyre janë zbuluar në Indi. Përpara shekullit të 3-të p.e.s, bakri tregtohej sipas peshës së tij. Monedhat e hershme prej bakri romake e quajtur as kishin vlerën të shkruajtur në monedhë prej një paundi, por peshonin më pak.

Pont du Gard në Francë është një akuedukt romak i ndërtuar rreth vitit 19 p.e.s. Është i ruajtur nga UNESCO.

Kuajt ishin shumë të shtrenjtë, kurse kafshët e tjera ishin shumë të ngadaltë për tregtinë në masë në rrugët romake, që më shumë lidhnin vendrojat ushtarake sesa tregjet dhe rrallë herë shtroheshin për karrocat me rrota. Si rezultat, kishte pak transport të mallrave deri në ngritjen e tregtisë detare në shekullin e 2-të p.e.s. Gjatë kësaj periudhe, një anijeje tregtare i duhej më pak se 1 muaj për të kryer një udhëtim nga Gadesi në Aleksandri nëpërmjet Ostias, duke kaluar në tërë gjatësinë e Detit Mesdhe. [1] Transporti nga deti ishte rreth 60 herë më i lirë sesa nga toka, kështu që kishte shumë tepër udhëtime nga deti.

Disa ekonomistë si Piter Temin e konsiderojnë Perandorinë Romake si një treg ekonomik, i ngjashëm në të njëjtën shkallë me Holandën e shekullit të 17-të dhe Anglinë e shekullit të 18-të.[2]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.