From Wikipedia, the free encyclopedia
Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të dytë para erës së re një vijë drejtuese mijëvjecare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Rruga siç dëshmon Straboni kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisë.
Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilen janë shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Itinerarium Provinciarium koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Itinerarium Burdigalense.
Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis-it, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn.
Kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej Via Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet te themi që për antikët shtrihet te paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës së Madhe e të Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos.
Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Thessalonika. Qyteti në gjirin termik ndodhej vetem në gjysmen e rruges që mbaronte në Cipsela në Ebro.
Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike te përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të ashpra te marra në vitin 168 plk kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe pas një shekulli distance efektet shkatërruese të atyre masave të marra Strambone mundej akoma ti vlerësonte dhe që janë evidencuar në burime të tjera historike dhe letrare të shek të parë plk që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i shkretëruar.
Rruga Egnatia, pa dyshim, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri miliar qe mbamte emrin e ndërtuesit të mundshëm i dha fund çdo dyshimi, midis atyre rrugëve që e marin emrin nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndertuesi i tyre, ose me mire nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas tradites të sjellur nga Festo dhe Flacco Siculo që rreth shek te dytë pas krishtit deklaronte:"nam sunt viae, quae publ. ice muniuntur et auctorum nominem. optinent" Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për te cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe fuksionit, proconsul.
Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me të cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p.e.s., një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga, siç dëshmon Straboni, kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisë. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilën janë shkruajtur dy intinerarët të përfshira në Intenerarium Provinciarium, koiçidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Internerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato përshkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn. Sigurisht nga kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej rruga Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet të themi se shtrihet të paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespes se Madhe e të Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufiri midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos, nga ku kalonte dhe një rrugë nga nyja e rëndësishmë "viario e stobit". Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar Ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Selanik.
Qyteti në gjirin termik ndodhej vetëm në gjysmën e rrugës që mbaronte në Cipsela në Ebro. Duke parë që rruga kalon në shumë zona, gjatë gjithë hapsirës së saj ajo ndeshej me shumë konfiguracione morfologjike të terrenit: terrene fushore në afërsi të zonës moçalore të Muzakajve, brezaret lumore gjatë Shkumbinit, bregu i liqeneve me origjinë tektonike, kalime të menjëhershme nga kodrat në shpatet e maleve që më pas ndiqeshin nga zbritje të menjëhershme. Megjithatë inxhinierët romakë që ndërtuan rrugën arritën të evitonin me përjashtim të pak rasteve të paevitueshme ndryshime të menjëhershme të lartësisë së rrugës. Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak të rrugës: arritja e qendrave në mënyrë më të drejtperdrejtë, komode, ekonomike, përpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet e terrenit me forcë. Megjithëse rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romake, dy shekuj kërkime arkeologjike e studime sedimentare në një stratigrafi mbi këtë rrugë është tepër larg për të thënë që është e kënaqshme.
Për shembull, në fakt janë komplet të panjohura jo vetëm rruga në detaj por dhe linja e ndjekur nga rruga midis Kuçit dhe Muriqanit. Përveç kësaj, shumë shpesh dhe me shpejtësi është rastisur çdo hipotezë e rrugës, me atë të ndjekur nga rruga moderne. Ndërsa këtë rast e gjejmë kur me të vertetë konfiguracioni fizik i terrritorit detyron rrugën të kaloj dhe në zona të ngushta. Megjithëse ka mundësi që të kenë ekzistuar një seri rrugësh që vinin në bashkëpunim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, vendburime bronxi, ofiçine, pika prodhimi, merkato, tentativat për të gjetur gjurmë të pistave për periudhën greke, maqedonase dhe ilire edhe me hartat e punuara me dorë nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më sot.
Dhe kështu tentativat për të besuar për ekzistencën e ndërtimeve dhe shtrimeve ilire ose ato teza për ndërtimin e rrugës para kohës romake dhe në mënyrë analoge pas kohës romakë nuk duken shumë të besueshmë nga hetimet e gërmimeve, por bazohen ekskluzivisht në vështrime makroskopike te trasesë dhe matjeve që shpesh herë janë kundërshtuese përsa i përket gjerësisë së rrugës. V. Shtylla që përmbledh shkrimet e Cekës dhe Papajanit konsideron para kohës romake (ilirë) për shembull, mbetjet e dukshme në Gurat e Zeza të Xhyrës dhe një mur të madh afër Qafë Thanës me motivin që gjerësia e tyre (1. 2 deri 1. 8 m) do kishte lejuar vetëm kalimin e kuajve dhe të kafshëve, dhe jo të qerreve. Njëra nga alternativat nga ku mund të ketë marrë emrin rruga Egnatia, është qyteti Egnatia në Italinë jugore buzë Adriatikut, i banuar në origjinë nga fisi Ilir i Japigëve, të cilët patën kapërcyer Adriatikun. Rruga Egnatia në trojet e Ilirisë jugore, ishte vazhdimi i rrugës Apia në Itali, njëra nga arteriet më të mëdha rrugore të Romës ( shek. IV p.e.s ) e cila niste nga Roma duke kaluar nëpër Beneventum dhe e arrinte Adriatikun në Brindizi.
Për herë të parë rruga nga Apollonia në Selanik përmendet nga historiani grek Polibi, në vitin 120 p.e.s dhe më vonë historiani tjetër grek Straboni, i cili jetoi në periudhën nga viti 63 p.e.s – 20 e.s.
Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga Egantia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjo kryesisht me luftrat romako-maqedonase deri në vitin 16 p.e.s., kur Maqedonia u bë provincë romake. Më tej, ajo fitoi një karakter të një arterie të rëndësishme ekonomike duke lidhur gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Evropës Perëndimore me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, Lindjen e Afërme e deri në Mesopotaminë e njohur.
Në territorin e Ilirisë gjatë shek. I p.e.s., në kohën e ekspeditave ushtarake romake, rruga Egnatia ka luajtur një rol të rëndësishëm, veçanërisht në luftimet ndërmjet Çezarit e Pompeut në mesin e shek. I p.e.s.
Romakët në vendet e pushtuara, gjatë ndërtimeve të tyre sidomos në ndërtimet rrugore shfrytëzuan rrugët ekzistuese. Kështu ndodhi konkretisht dhe me rrugën e rëndësishme Egnatia, e cila kaloi në trasenë e rrugës pararomake të Kandavisë me drejtim po luginën e Shkumbinit, që në periudhën qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime të fortifikuara.
Hammondi nënvizon limitet e këtyre tentativave për të arritur gjerësinë e trasesë dhe sjelljen e tyre në fazat e ndërtimit. Pikërisht për këtë duket e vështirë që mbretëria Ilire e Agronit e më pas ajo e gruas së tij, Teutës, që kishte arritur të zhvillonte strukturat shtetërore vetëm nga mesi i shekullit të tretë të kishte arritur të realizonte veprimtarinë e shtrimit të rrugëve në një territor, në të cilin, për më shumë nuk dihej nëse ishte në kontrollin e tij. Eshtë e ndryshme çështja përsa i përket ndërhyrjes rrugore në kohën e Maqedonisë. Në fakt është e sigurtë që disa pjesë të rrugës që më pas do bëhen pjesë të rrugës Egnatia si ajo përmes paradës së Kirli Derven ishin të fiksuara dhe të shënuara nga Horoi si gurë përgjatë rrugës që tregonin distancën në njësi. Maqedonësit kanë bërë me siguri ndërhyrje në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugës në vitin 190 p.e.s. nën drejtimin e Filipit V, për të ndihmuar kalimin e Konsullit Lucio Comelio Scipone, ashtu sic i ishte kërkuar nga romakët.
I vetmi dorëshkrim mbi ndonjë ndërhyrje infrastrukturale të maqedonasve në zonën për të cilën po flasim, është ajo e bërë me urën e Topçias e bërë nga Hammondi, por e vënë në diskutim kohët e fundit për shkak të kërkimeve arkeologjike që dëshmojnë ndërtimin artizanal në kohën romake. Ka shumë mundësi që romakët të mos kenë përfituar nga eksperiecat e mëparshme të ndërtimit. Ndërhyrja e tyre bashkëpërcaktohet si një diçka evolutive e cila supozon njohje të mirë ekonomike, gjeografike, etnografike, gjeometrike dhe organizim të mirë. Trasetë e vjetra me kthesa u zëvendësuan, kjo edhe falë bonifikimit të zonave moçalore, me rrugë të drejta që ndonjëherë evitonin qëndrat ekzistuese dhe krijonin kështu qëndra të reja popullimi. Në disa raste u shfrytëzuan pista të mëparëshme duke u shtruar dhe një herë. Filluan të ndërtoheshin ura prej guri për të kaluar, në vendet ku kalonte uji. Për kalimin në disa vende të veçanta u bë i nevojshëm ndërtimi i urë-rrugëve dhe i mureve mbajtës.
Romakët filluan ta ndërtonin rrugën menjëherë pas ose maksimumi në çerekshekullin pasardhës nga nxjerrja e masave paraprake përmbledhëse në shprehjet e Tloro Metello "ordinanti cum maxime Macedoniae statum", sipas të cilave jepej urdhri, mbas ngjarjeve të rëndësishme të 2-vjeçarit 148-146 p.e.s., në provincën e Maqedonisë për realizimin e të gjitha kushteve politike e juridike në përdorimin e territorit nga ana e pushtuesve të rinj.
Përveç ndërtimit të rrugës Domizia, gjithmonë në gjysmën e shekullit të dytë mund të çojë në një kontest të vetëm kohor e strategjik dy infrastruktura të menduara dhe të ndërtuara gati duke përqafuar njëkohësisht territoret e reja që romakët kishin pushtuar në pellgun mesdhetar. Motiv për ndërtimin e infrastrukturës së re ishin natyrisht, jo vetëm nevoja ushtarake që me raste favorizonin një lëvizje më të shpejtë të trupave ushtarake por edhe nevoja ekonomike, duke vënë në lëvizje vendet e reja dhe banorët e tyre. Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike të përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të ashpra të marra në vitin 168 p.e.s. kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe pas një shekulli distancë, efektet shkatërruese të atyre masave të marra, Strambone mundej akoma t’i vlerësonte dhe janë evidentuar edhe në burime të tjera historike dhe letrare të shekullit të parë p.e.s., që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i shkretëtuar.
Përmendet për herë të parë nga Polibi më 120 p.e.s dhe më vonë nga Straboni I cili informon se rruga Egnatia kishte dy pikë njisje njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia (hipoteza nga Vlora itinerari i Hierosomilitan). Po nga Straboni mësojmë se një pjesë e kësaj rruge quhej rruga e Kandavisë (Kandavia quheshin në atë periudhë malet e Polisit) rruga Egnatia është vazhdim i rrugës Apia që niste nga Roma- Beneventum-Brindizi.
Në fillim gjatë periudhës republikane kishte ushtarak, e lidhur kjo me romako-maqedonase, derisa Maqedonia u be provincë romake. Më vonë ajo u bë një arterie ekonomike e rëndësishme që lidhte gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Evropës me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, me Lindjen e afërme e deri në Mesopotami.
Për të njohur më me hollësi kalimin e rruga Egnatia në Shqipëri mbështetemi në itineraret e ndryshme, si dhe në zbulimet arkeologjike. Burimi më i vyer është itinerari Bordo Hierosomilitan që është shkruar prej një murgu të panjohur (udhëtonte nga Bordo në Jerusa- lem). Ai ka shënuar gjatë kthimit stacionet dhe distancat nga një stacion te tjetri. Distancat janë matur me udhëtime gjysmëdite. Stacionet ku ka fjetur i ka shënuar si "mansio" dhe ato ku ka ndërruar kuajt si "mutatie". Të dhëna na japin edhe tabula Peuntingeriana dhe itinerari Antonin. Të dy degët e rrugës Egnatia, njëra që nisej nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia (ose Vlora) takoheshin në Klodiana, e cila identifikohet me Peqinin.
Stacioni i parë që nga Vlora quhet "Stefani" (i paidentifikuar). Rruga ka kaluar pak a shumë pas trasesë së rrugës së Beshtrovës, Panaja-Skrofotinë-Mifol (fundshek. XX). Këtu ka kapërcyer Vjosën dhe duke kaluar matanë ka ndjekur fundin perëndimor të kodrave të Peshtanit, më pas në Levan, Shtyllas e pastaj në Apoloni. Pas Apolonisë shënohet stacioni "Stefanafane" Radostinë- Fier-Grizë-Kuman-Roskovec (në Fier- Roskovec ka gjurmë të shumta). Nga Roskoveci rruga antike kalonte pas kufirit perëndimor të kodrave që ulen, duke mbaruar pranë fshatit Kuç. Aty kalon Semanin mbi një urë, këmbëzat e së cilës shquhen edhe tani pak sipër tokës. Ky stacion shënohet si Apsos (emri i lumit Seman në kohët antike). Që këtu kalon në Barbullinjë Karbunarë- Lushnjë e pastaj për në V, ku shënohet një stacion Marusio (kisha e Golemit). Nga Golemi vazhdon deri kundrejt Rrogozhinës dhe që këtu ngjitet përpjetë pas anës së majtë të lumit dhe mbaron në Klodiana ku takohet me degën e rrugës që vinte nga Durrësi.
Rruga nga Peqini kalon pas anës së djathtë të lumit Shkumbin (Ura Çobanaj). Stacioni i parë në këtë drejtim është "mutatio Ad Quintum" (Bradashesh)
Rruga Egnatia hyn pa pikë dyshimi, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri miliar që mbante emrin e ndërtuesit të mundshëm i dha fund çdo dyshimi, midis atyre rrugëve që e marrin emrin nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndërtuesi i tyre, ose më mirë nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas traditës të sjellë nga Festo dhe Flacco Siculo. Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe në gurin miliar të gjetur në vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për të cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe funksionit si prokonsull.Thjeshtësia e tekstit, emri i gjykatësit në emërore, dhe hollësira të tjera të të shkruarit si në latinisht ashtu edhe në greqisht tregojnë për datimin e gurit miliar. Mbi këtë gjë të gjithë studiuesit bien dakort për gjysmën e dytë të shekullit të II-të p.e.s. Midis mesit të shekullit të II-të p.e.s. (datë në të cilën u bë hartimi në provincën e Maqedonisë) dhe shekullit të I-rë p.e.s. (datë në të cilën Straboni shkruajti librin e shtatë të gjeografisë në të cilin është folur për rrugën Egnatia) njohim nga burimet vetëm 5 persona publik me emrin Egnatius që mund të kenë lidhje me ndërtimin e rrugës Egnatia. Nga këta vetëm Cn. Egnatius C. f. Stell (atina tribu) i përmbush kushtet për t’u indetifikuar me ndërtuesin e rrugës po nuk ka shumë siguri. Ai është i vetmi i përmendur në lidhje me ngjarjet në Greqi duke u përmendur nga P. Cornelius Blasio (historian romak ndoshta midis viteve 175-160 p.e.s.) në një letër për Corciresin që mbante një kopje të Senatus Consultum. Përsa i përket ndërhyrjeve të mëtejshme për mirëmbajtjen dhe restaurimin, shqyrtimi i gurëve miliar dhe të hartave të bëra me dorë të rrugëve vë në dukje aktivitetin e Augustos në epokën e të cilit restaurohet rruga "longa intermissione neglectam" dëshmia e të cilës janë 2 gurë miliarë për të cilët kujtimi mbeti për shumë shekuj. Gjithmonë duke u bazuar te gurët miliarë lind një interes i sigurt për rrugën e ndjekur nga Settimio Severo dhe nga Caracalla dhe nga perandorët e Tetrarkis së dytë. Së fundi, shenjë për mirëmbajten e fundit të rrugës Egnatia është ripërdorimi i gurëve miliarë më antik me shkrime të kohës së Konstandinit. Sistemi rrugor i kohës romake në zonat qëndrore të Shqipërisë duket i ndërtuar në kohën perandorake, i përbërë nga 4 drejtime kryesore. Përsa i përket degëve jugore dhe veriore të rrugës Egnatia përfshirë midis Apollonisë, Dyrrachium dhe qytetit të Herakleia Lynkestidos burimet e intinerarëve kujtojnë që ekzistojnë: 1. -Shtatë stacione të vendosura në 153 m.p. Të nxjerra nga intenerari Ant. 317. 7-319. 1 (në rast se pranohen të dhënat e distancës midis Dyrrachium dhe Klodianes të treguara nga kodi B i Int. Ant. 318. 1 distanca duhet të rritet me 10 m. p. ) 2. -Nëntë stacionet e vendosura në 163 m.p. në Int. Ant. 329. 5-330. 3 (pjesë e rrugës që ka shumë mundësi të korespondojë me rrugën Egnatia që niste nga Apollonia) 3. -16 (15) në të cilat 8 mutatio të shpërndara në 177 m. p. në Int. E.Burdigalenses 606. 9-607. 8 (nqs. pranohet hipoteza e hedhur nga Hammond që Marusio është një gabim i kopistit që duke përsëritur fjalën i jep një distancë fjalës "Mansio", i duhen hequr 13 m.p. të cilat i kanë dhënë distancës midis Mansio Coladiana dhe Mansio Marusio) 4.-10 stacione në tabulen Peuntingeriane (ndoshta mund të shtohen të paktën edhe 2 të tjerë të cilat nuk janë shkruajtur për shkak të boshllëqeve që ka dokumenti ekzistues) 5. -Anonimi Ravennate në shumë udhëtime të bëra kujton gjithsej 8 stacione. 6. -Të dhënat e sjella në formulimin e Guidone nuk rezulton tregues për shkak të boshllëqeve të saj.
Nga këto të dhëna mund të nxjerrim që rruga Egnatia midis Apollonisë dhe Herakleias ishte e gjatë rreth 163–164 km dhe kishte jo më pak se 9 stacione të cilat që nga shekulli IV p.e.s. do të rriteshin në numër derisa të bëheshin 15. Propozimet për kërkimet e avancuara nga studiuesit nuk duken gjithmonë të bindshme. Eshtë bërë e mundur të tregohet me një farë saktësie traseja e rrugës Egnatia midis Apollonisë dhe Verbës, e më pas nga Muriqani në Haxhi Beqarit, dhe nga Qukësi mbi Shkumbin deri në Radozda në anën perëndimore të liqenit të Ohrit. Me saktësi dihet dhe traseja e rrugës antike nga Durrësi deri te Hani i Goses. Në zonat e tjera mungesa e kërkimeve ose mungesa e të dhënave ekzakte rreth gjëndjes së zonave të tjera në të cilat ka pasur gjetje të materialeve arkeologjike, nuk lejon njohjen e infrastrukturës rrugore romake. Këtyre problemeve u janë shtuar edhe pengesat e ardhura nga kushtet e ambjentit natyror: në zonat malore midis Babjes dhe Qukës ka ndodhur shumë rrëshqitje ose fundosje terrenesh, në zonat e përmbytura të Muzakajve, në ato zona ku ka ndryshim të rrjedhjes së lumit, dhe në zonat afër liqeneve dhe deteve ku ka ndryshim të nivelit të tyre. Të pakta kanë qenë të dhënat e sjella deri tani nga toponomastika për arsye të mungesave të kërkimeve specifike dhe të prezencës së paktë të kartografisë të përdorur nga toponimet, por me gjithë këto vështirësi pati mundësi që të arrihej në rezultat të mirë në bazë të të dhënave. Analiza e të dhënave, për më shumë, shpeshherë në vija të trasha, të pasakta dhe të copëzuara në lidhje me mbetjet e trasesë së rrugës, tregon që rruga Egnatia nuk ka pasur një gjerësi të njëjtë gjatë gjithë gjatësisë së saj. Përmasat e gjatësisë në fakt ndryshojnë nga 6.7 m, duke përfshirë me raste edhe trotuare deri në 1m, deri në 2. 4 m në zonat malore. Në shtrimin e rrugës, sigurisht duke u kushtëzuar nga materiali i disponueshëm, përdoreshin gurë të dimensioneve të ndryshme. Në fund të kësaj faze të parë të studimit të marrë përsipër mbi rrugën Egnatia, mund të themi që jo vetëm u bënë parapërgatitjet për një bazë njohje (të përbërë nga të dhëna dhe hipoteza mbi rrugën) duke e parë në këndvështrimin e një studimi të mëtejshëm në terren me rastin e "Via Egnatia (Albania) Project", por dhe lejoi në bazë të ekzaminimit të fotografive ajrore njohuri të reja mbi trasenë e rrugëve të ndryshme antike. Në veçanti këto fotografi ndihmuan për rrugët e vjetra në zonat midis Durrësit dhe Kavajës, Qukësit dhe Qafë Thanës dhe midis Izbiste dhe Jankovec. Përveç kësaj janë evidentuar pjesë të terrenit, respektivisht midis Apollonisë dhe Kuç-it dhe midis Lushnjes dhe Belshit, ku mund të ketë kaluar rruga Egnatia ose rruga e lidhur me të. Pikërisht për këtë, duket evidente që zona midis Thanaj, Lushnjë, Cërrik dhe Kuç, është ajo zonë ku duhen bërë studime dhe njohje të terrenit për të verifikuar ekzistencën apo jo ekzistencën e traseve rrugore. Në këtë zonë në veçanti mund të ketë qenë vila e Klodianës (pronësi agrikulture të një personazhi i rëndësishëm romak me emrin Klodio).
Romakët në vendet e pushtuara, gjatë ndërtimeve të tyre sidomos në ndërtimet rrugore shfrytëzuan rrugët ekzistuese. Kështu ndodhi konkretisht dhe me rrugën e rëndësishme Egnatia, e cila kaloi në trasenë e rrugës pararomake të Kandavisë me drejtim po luginën e Shkumbinit, që në periudhën qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime të fortifikuara. Sipas Strabonit, në Ilirinë e Jugut kishte dy pikënisje për rrugën Egnatia, njëra nga Apollonia, ndoshta më e hershmja (para pushtimit romak), e tjetra nga Dyrahion. Gjithashtu Straboni theksonte, se të dy degët bashkoheshin me njëra-tjetrën në largësi të barabarta. Duke e quajtur degën e Apollonisë si degë jugore e Egnatias përshkruajmë intinerarin e rrugës me nisje nga Durrësi.
Nga Dyrratio, një nga portet më të lashta e më të mëdhenj të Adriatikut, rruga Egnatia, sipas të gjithë intinerarëve antikë, si stacion i parë, "mansio" kishte Klodianën (Peqini i sotëm). Më tej, arrinte në nimfeun dhe termat e stacionit Ad Quintum (Bradasheshi i sotëm), ndërtim i shek. II-III e.s.. Ky stacion "Mutatio" i rrugës Egnatia i përmendur në intinerarin e Burrdigalës ndodhet rreth 5m më lart se gjurmët e rrugës antike.
Pak kilometra më në lindje, rruga arrinte në Scampis (Hiscampis sipas Burdigalës)- Elbasani i sotëm. Qyteti i lashtë i Skampinit me një jetë që nga shek. II e.s, shërbente si "mansio" për rrugën Egnatia. Duke ndjekur pak a shumë aksin e sotëm të rrugës autmobilistike Elbasan-Librazhd, Egnatia tek ura e Haxhi Beqarit takohet me lumin Shkumbin, këtu ishte stacioni Genesis flumeni "Tabula Peutingeriana" ose "Mutatio" trajektore e itinerarit të Burdigalës. Me anën e një ure të periudhës romake ndërtuar me harqe tullash, rruga Egnatia kalonte nga ana e djathtë në të majtë pasi bregu i djathtë nga ky vend e deri në Përrenjas është mjaft i thepisur.
Me kalimin e Shkumbinit, rruga i ngjitej shpateve veriore të malit të Polisit. Stacioni që pasonte sipas Burdigalës-Grandavia, identifikohet me Rrafjet e Spatharit ku gjurmë banesash flasin për një vendbanim të shek. I e.s., e jo me stacionin Babje të itinerarit, kjo edhe në korespondim me distancat tabelare. Pas Grandavias ku bëhej pushimi në Mansio rruga arrinte në "Mutation" In Candavias (tab Peuntigeriana) ose Tres Tabernas (sipas Burdigalës) vend i përshtatshëm për pushim ku janë zbuluar gjurmë vendbanimesh të kohës së pushtimit romak.
Kjo pikë i përgjigjet Qukësit të sotëm, i cili sipas itinerarit Antonim emërtohej "Tres Tabernas" dhe "Tribus Tabernis". Në Qukës, Rruga Egnatia ulej poshtë në lumin e Shkumbinit për të kaluar tashmë nga malet e Polisit majtas lumit, në të djathë të lumit Shkumbin siç ndiqet sot rruga Qukës-Prrenjas. Këtu Shkumbinin, rruga e kalonte mbi një urë me tre harqe guri e gjatësi 70m, mbeturinat e së cilës ruhen ende rreth 500 m para hyrjes në Qukës. Nga Qukësi deri në Qafën e Thanës, vetëm Tabula Peuntigeriana shënon Stacionin Pont Servili (Uraka e sotme) emërtim ndoshta i lidhur me tre urat në ngushticën e përroit të Prrenjasit, vend delikat i rrugës. Stacion në qafën e Thanës shënon vetëm itinerari i Bradigalës, që piketon mansion Glaudanon. Gjurmë e rrugës Egnatia në këtë stacion është një mur mbajtës rrugor 55m i gjatë e tre metra i lartë, i ndërtuar me blloqe guri pa llaç, që ruhet edhe sot, sapo zbret Qafën e Thanës, (fig. 9), i cili mund t’i ketë takuar më herët rrugës Kandave.
Megjithëse rruga Egnatia përmendet në burime të shumta që në shek. II-të p.e.s, stacionet e rregullta gjatë saj u ndërtuan vetëm në shek. I-II e.s, konkluzion ky i arritur pas vrojtimeve arkeologjike në terren. Gjatë këtyre shekujve të parë, në aksin e rrugës Egnatia gjatë luginës së Shkumbinit nuk u ndërtuan vendbanime të fortifikuara, kjo sigurisht e lidhur shumë me faktin që vendasit të mos mbroheshin gjatë kryengritjeve kundër pushtuesit. Nga ana tjetër lindën një sërë vendbanimesh të hapura si: Karina, Bradasheshi, Mansi, Krasta etj, të lidhura direkt me funksionimin e rrugës Egnatia.
Mbas stacionit Glaudanon të Qafë Thanës, rruga Egnatia vijon tej kufirit të sotëm shtetëror të vendit tonë duke kaluar mbi kalldrëmin e Rodozhdës e më tej me mure mbrojtës gjatë liqenit nëpër Strugë-Muratio Patras e itinerarit të Burdigalës.
Gjatë bregut të liqenit të Ohrit rruga arrinte në stacionin Lignido(Ohri) sipas itinerarit Antonin e Tabulës Pentigeriana dhe Civitas Cledo sipas Burdigalës. Pas Lignidos, rruga antike merrte drejtim për në juglindje. Në veri të Prespës së Madhe ndodhej stacioni Scirtiana, i paindefikuar ende, ndoshta Reseni i Poshtëm i Maqedonisë. Afër ndodhet stacioni tjetër Castra, mundet Mutatio, Parembole i Burdigalës, pranë Dolencit të sotëm ku është zbuluar një kala romake, gjurmë kalldrëmi mbi murin kufizues së trasesë. Pas Castrës rruga Egnatia duke zbritur pak në juglindje arrin në një nga stacionet kryesorë të saj, në Heraclea (afër manastirit, Bitolës së sotme). Nga Heraclea e itinerarit Antonin dhe e Tabulës Peutigeriana, apo Civitas Heraclea e Burdigalës, shkëputet një degëzim rrugor drejt verilindjes dhe në Stobi takon rrugën e njohur antike Thesalonik-Scupi-Ulpiana(afër Prishtinës)-Naissus-Sirmium. Pas Heracleas, me mjaft ndërtime të periudhës romake (shek. II e.s) rruga arrinte në stacionin Melitonos (Vostarani ose Kenali në Greqi) e prej andej zbriste në jug në Kelle, stacionin Cellis-Cellas në italisht, Antonini dhe stacioni Cellis në itinerarin e Burdigallës, afër Arnisë, në Greqi. Pas këtij vendpushimi rruga hynte në Edesa, vendbanim i njohur në periudhën romake. Tej Edesë ndodhej mutation Skurio, sipas Burdigalës, afër Kyrrkos së sotme gjatë vazhdimit rruga Egnatia takonte stacionin Pella (Guido sipas Burdigalës dhe Dio sipas Peutingerit) vendbanim i njohur romak në Maqedoninë e Greqisë. Para se të arrinte në Thesalonikun e njohur rruga kalonte nëpër stacionin Ad Decinum (Nea Anchialos e sotme) të itinerarit të Burdigalës.
Takimin me detin Egje, rruga e rëndësishme e bënte në Thesalonik, qytet i krijuar në shek. IV p.e.s qendër province romake, e njohur në të gjithë itinerarët antikë, ku janë zbuluar disa gurë miliarë të rrugës. Trakte të rrugës Egnatia në këtë qytet-stacion të këtij arteri të rëndësishëm ekonomik janë zbuluar në veri të Bazilikës së Shën Dimitrit, në dy pika të rrugës së sotme Agiu Nikolau. Drejt lindjes rruga takonte stacionin Duodea (sipas Burdigalës), stacioni Melissirgin, të njohur në të gjithë itinerarët si stacioni Heracleustibus. Në bregun e liqenit Boble rruga kishte stacionin e njohur Apollonia e Maqedonisë e njohur tek itinerarët antikë dhe stacioni Arethusa (Rentina e sotme) sipas Burdigalës. Në gjirin e Strumonit ndodhej stacioni Penana, pas të cilit rruga hynte në qytet. Pas Galepsosit rruga Egnata vijonte edhe disa stacione në territorin e Greqisë pastaj hynte në territorin e Turqisë së sotme deri sa arrinte në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm). Në territorin e sotëm të vendit tonë, gjatë kalimit nga Dyrrachium deri në Klaudanon (Qafa e Thanës) rruga Egnatia kishte katër stacione për pushim e fjetje-mansio: Clodianën (Peqini), Scampën (Elbasani), Grandavian (Rrafjet e Spatharit) dhe Claudanon (Qafa e Thanës) si edhe katër stacione për ndërrimin e kuajve, stacioni Ad Quantum (Bradasheshi), Genesis apo Ad Trejecto (Ura e Haxhi Beqarit), dhe Pons Servili (Uraka). Me afërsi, në territorin e Greqisë e të Turqisë së sotme rruga Egnatia nga Lygnidos(Ohri) e deri në Kostandinopol (Stamboll) numëronte rreth 20 stacione"mansion" po aq edhe "mutation". Sipas Tabulës Peutingeriana gjatësia e Rrugës Egnatias nga Dyrratio në Kostandinopojë arrinte 264 milje romake ose e thënë ndryshe 390.7 km, duke qenë kështu rruga më e shkurtër që lidhte Europën Perëndimore me Azinë.
Sipas Strabonit dega jugore e rrugës Egnatia fillonte që nga Apollonia, ndërsa itinerari Hierosolimitan ( i Burdigalës) e nis nga Vlora këtë degë. Sidoqoftë me interes është përshkrimi i rrugës nga Apollonia në Dyrrah, e cila sipas burimeve historike rezulton si rast, i ndërtuar para rrugës Egnatia. Rruga nga Apollonia në Dyrrah përmendet që në shek. V p.e.s nga historiani grek Thukididi e më tej në vitin 200 p.e.s nga historiani i Augustit Tit Livi. Më vonë në shek. I p.e.s, rruga luajti një rol të rëndësishëm në luftërat civile ndërmjet Cezarit e Pompeut. Rruga nga Apollonia kalonte në fshatin Mbrostar të sotëm, ku janë gjetur dy gurë miliarë me mbishkrime të shek. III-IV e.s të kohës së perandorisë elegabel (218-222) dhe Julian ( 361-363), në të cilat bëhet fjalë për riparime të shtyllave dhe të vetë rrugës së Apollonisë, gjatë periudhës perandorake, në shekujt e parë të erës sonë. Kjo rrugë duke u ngjitur drejt veriut e kalonte lumin e Aspit (Semanit) në shtratin e tij të vjetër, më në veri, pranë fshatit Babunjë e Re, ku në të djathtë të Apsit ndodhen rrënojat e një qyteze të fortifikuar ilire, e cila sigurisht lidhet me këtë rrugë të rëndësishme. Kështu mund të themi që rruga e luginës së Shkumbinit, me emrin Candavia në antikitet dhe Egnatia gjatë periudhës romake, mbetet rruga më e rëndësishme e Ilirisë së Jugut gjatë shekujve të fundit para erës sonë e veçanërisht në shekujt e parë të erës sonë. Përveç fortifikimeve të periudhës antike dhe vendbanimeve të hapura të periudhës romake, që ruanin e kontrollonin rrugët e luginës së Shkumbinit, edhe në degët e saj ndodheshin sisteme fortifikimi si Dorëzi (rruga e Ndroqit, Bodin (rruga nga Arbana), Graceni (rruga e Krrabës), të treja degë veriore të rrugës. Ndërsa degët jugore kontrolloheshin nga Gradishta (rruga e Myzeqesë) dhe fortifikimi i Valshit (rruga e luginës së Devollit). Në aspektin ekonomik, përveç funksionit kryesor si portë e rëndësishme e Adriatikut nga perëndimi në lindje, rruga e luginës së Shkumbinit gjatë funksionimit të saj ushqehej dhe nga degët e saj si: Apolonia, Myzeqeja, Belshi e lugina Seman-Devoll nga jugu, si dhe nga Krraba, Vila (Pertela), Arbana e Pezë nga veriu të cilat e lidhnin atë me rrugë të tjera të rëndësishme si ajo e luginës së Vjosës, e bregdetit, e luginës së Devollit etj.
Me kalimin e kohës, pra pas shekujve të parë të Perandorisë Romake (shek. I-II e.s) kur Rruga Egnatia u pasurua me ndërtime e sistemime për të qënë sa më e shfrytëzueshme, me shthurjen e sistemit skllavopronar dhe me ekspeditat barbare në territorin Ilir gjatë shek. IV-VI të antikitetit të vonë, Rruga Egnatia e humbet rëndësinë e saj ekonomike por njihet më tepër si rrugë strategjike. Rruga Egnatia e njohur në antikitet e në periudhën romake, si pasojë e ekspeditave barbare dhe atyre sllave gjatë antikitetit të vonë dhe e pushtimeve të mëtejshme, që copëzimet politike territoriale e dëmtuan dhe e cunguan trasenë e saj duke lënë atë në rol dytësor apo ndoshta herë pas here edhe pa funksion gjatë mesjetës (së hershme kryesisht), e humbi rolin që historia i pati njohur asaj gjatë periudhave të hershme.
Paralel me të në territorin e vendit tonë punonin siç e kemi theksuar edhe akse të tjerë rrugorë të cilët duke mos e pasur rëndësinë antike të rrugës Egnatia, nuk janë përshkruar me hollësi.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Greqisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Turqisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.