Eglantina Gjermeni
politikane shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
politikane shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Eglantina Gjermeni ka lindur në qytetin e Krujës, në vitin 1968.
Ky 20 shtator 2014 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Arsyeja nëse pjesërisht ka material që shkel të drejtën e autorit) |
Aktualisht Gjermeni mban titullin e Doktorit të Shkencave në Punë Sociale.
Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në degën Histori, në vitet 1986 – 1990.
Në vitin 2009 Eglantina Gjermeni u zgjodh për herë të parë deputete e Partisë Socialiste në legjislaturën XVIII të Kuvendit të Shqipërisë. Rizgjidhet në man¬datin e saj të dytë në legjislaturën XIX, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2013.
Në vitin 2011, Gjermeni zgjidhet si Anëtare Kryesie e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Gjatë mandatit të saj të parë si deputete, ka qënë anëtare e Komisionit të Shëndetit dhe Çështjeve Sociale.
Për dhjetë vite me radhë ka drejtuar Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim”[1]. Gjermeni është autore e shumë botimeve dhe publikimeve në këtë fushë brenda dhe jashtë vendit.[nevojitet citimi] [nevojitet citimi]
Prej vitit 1995 vijon të jetë Pedagoge pranë Departamentit të Punëve Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.
Eglantina Gjermeni në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.