ESSEC Business School

Shkollë biznesi evropiane From Wikipedia, the free encyclopedia

"ESSEC Business School" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në Cergy, La Défense, Singapori, Rabati dhe Mauritiusi[1]. Ngritur që në vitin 1907.

"ESSEC" u rendit e 16-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2015-ën nga gazeta "Finacial Times"[2]. Gjithashtu mban vendin e 45-të në renditjen mbarëbotërore për MBA (Master në Administrim Biznesi) në Nivelet Ekzekutive[3]. "ESSEC" ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EQUIS dhe AASCB[4]. Shkolla numëron mbi 46000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si Tony Estanguet (kampioni olimpik) ose Fleur Pellerin (ministër).

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.