From Wikipedia, the free encyclopedia
Dy Gosti është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1982. Dy Gosti është përgatitur nën skenarin e Luan Ramës, regjinë dhe vizatimet i ka bërë Gazmend Leka, ndërsa për operator është angazhuar Faruk Basha. Muzikën e filmit e ka kompozuar Tonin Harapi, regjinë e montazhit Marika Vila, për zë është përkujdesur Abdulla Osmanlliu.[1]
Si personazhe të filmit paraqiten figurat e vizatuara të kafshëve - natyrisht me disa elemente njerëzore. Pas disa pamjeve që paraqesin jetën në pyll, këmbëgjati (Lejleku) dhe dhelpra në tryezë luajnë domino, ndërsa papagalli nga çanta e këmbëgjatit i nxjerr peshqit dhe i hedhë në kusinë në të cilën përgatit një supë. Kur papagalli e shtonë sofrën, dhelpra falë turive të saj pinë po thuaj se gjithë supën e sjellur në pjata nga papagalli. Në të nisur për në shtëpi të tij, këmbëgjati e shikon çantën e tij të zbrazët. Gjatë rrugës e përqeshin kafshët e pyllit. Pasi që mbërrin në kasollen e tij, i menduar, i dërgon një letër ftesë miqve të tij (dhelprës dhe papagallit) për një gosti kthyese. Gostia fillon me një befasi për dhelprën e cila mbetet e përqeshur nga gjitha kafshët e pyllit. [1] Filmi është nderuar me çmimin e pare dhe kupen e " Festivalit te V te filmit shqiptar ", viti 1983 dhe me çmimin " DEA FORTUNATA " ne Festivalin e Napolit,Itali.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.