fshat në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit From Wikipedia, the free encyclopedia
Dushaj është një fshat në komunën Fierzë-Tropojë në rrethin e Tropojës të Shqipërisë. Fshati është gjithashtu edhe seli administrative e Komunës Fierzë-Tropojë.
Dushaji |
---|
Fshati shtrihet pranë Liqenit të Fierzës në trevën e Krasniqes dhe jo larg fshatit gjendet vendi i quajtur maja e Krasniqes. Afër fshatit bashkohen lumenjtë Valbonë dhe Dri. Vet fshati dikur quhej fshati Krasniqe. Në fshat janë ende rrënojat e një kishe të shek të XVII me një numër të madhe varrezash rreth saj, për të cilen Frang Bardhi në vitin 1638 kishte shkruar se ishte kisha e Shëngjergjit e fshatit Krasniqe.
Sot, fshati ka 168 banorë të ndarë në 31 familje (viti 2001), gjithsejt 50 banorë janë të punësuar.
Sipas gojedhënës banorët e fshatit Lupç i Epërm në Kosovë kanë prejardhjen nga Dushaj.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.