fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Dubravë është një vendbanim në komunën e Deçan, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Lumisht. Ka 5.5 km*2(550 hektar, 90% tokë bujqësore).Është 14 km larg qendrës së komunës. Gjendët në juglindje të Deçanit. Lartësia mbidetare është 487m. Kufizohet me fshatrat Baballoq në perendim, Shaptej në lindje, Gramaçel në jug dhe Gllogjan në veri.
Dubrava si shumë fshatra të tjera e ka marrë emrin nga regjimi sllav.Emri dubravë është i përbërë prej dy fjalëve: "Dub" që do të thotë "Dushk" dhe fjala "Rave" që do të thotë "Tërbim". Pra emri Dubravë do të thotë "Dushk i tërbuar".
Klima në Dubravë si edhe në gjith Kosovën ka lidhje me poziten gjeografike.E gjëndur në gjerësinë e mesme klima varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga dielli, afërsia e detit Adriatik, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 metra,shtrirja e maleve të larta në perendim.
Të mbuluarit e qiellit me re është rreth 50% por ndryshon sipas muajve. Më e lartë është në muajt e dimrit, kah fundi i vjeshtës fillimi i pranverës, kur ka më shumë reshje dhe mjegulla.
Ritmi i temperatures ndryshon gjatë ditës dhe muajve.Temperaturat më të ulëta janë në janar, ndërsa më të larta në korrik e gusht.Temperatura mesatare gjatë dimrit është rreth 1 °C, gjatë pranverës dhe vjeshtës rreth 10.8 °C kurse gjatë verës 20.81 °C. Temperatura mesatare vjetore është 11 °C.Vlerat ekstreme pozitive të temperaturave lëvizin në mes +37 °C dhe +39 °C, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes -22.5 °C dhe -32.5 °C.Vlerat ekstreme negative për fat janë të rralla, përndryshe ato i sjellin dëme të mëdha bujqësisë, sidomos pemëve.Ditët me acar mesatarisht zgjatin 90 ditë.Periudha me temperature nën 0 °C zgjatë prej decades së pare të tetorit e deri në dekaden e pare të prillit. Ndërsa ato me temperature mbi 30 °C zakonisht paraqiten në korrik e gusht,por ato ndodhin edhe në qershor e maj.
Hasen të gjitha format e reshjeve: Shiu,bora,breshëri,vesa,krahneza.Sasia e reshjeve është rreth 800mm gjatë vitit. Numri i ditëve me shi lëviz në mes 95-130 ditë (në mes 26-36% të ditëve të vitit). Trashësia mesatare e borës arrin 70 cm,por ka raste edhe deri në 200 cm.
Dubrava është një vend ku fryen shumë era. Më shpesh fryen era e perendimit dhe e jugperëdimit. Shpejtësia mesatare është rreth 2.8 m/s
Në Dubravë ka burime të fuqishme nëntokësore. Prej popullimit të fshatit banorët gjithnjë janë furnizuar me ujë nga bunaret e hapura nga vetë ata.Uji në bunare është i pijshëm. Për ujitje ka mjaft ujë që vjen nga burimet e mbifshatit.
Nga bimet në sipërfaqet e pakultivuara, rritet ahu,bungu,qarri,lisi,molla e egër,murrizi,thana por dallojmë edhe pisha,bredha dhe dëllinja këto të fundit të mbjellura nga banorët e fshatit. Nga shtazët hasim iriqin,miun fushor dhe atë shtepiak,lepurin.Nga shpezët dallojmë korbin e murrmë, laraskën, harabelin fushorë, qukapikun, pellumbin, sokoli, shqiponja, huti etj. Përveç bimëve dhe shtazëve të pakultivuara dallojmë edhe bimët dhe shtazët që i kultivojnë banorët e fshatit. Nga kafshët dallojmë: lopët, delet, kuajt, pulat, qurat, qent, macat. Kurse nga bimët kemi një shumëllojshmëri.
Nga drithërat mbillet gruri, misri dhe elbi.
Nga perimet kultivohen speci, lakëra, domatja, trangulli, kungulli, patatja, shangarepi, qepa, hudhra etj.
Nga frutat kultivohet molla, dardha, kumbulla, rrushi, dredhëza, qerrëshia, ftoi, pjeshka, arra etj.
Toka e Dubravës është mjaft pjellore nga 550 hektar që ka Dubrava 90% janë tokë bujqësore e cila përdoret për kulitivimin e bimëve dhe kullotjen e kafshëve.
Simbas regjistrimit të popullsisë 2011, Dubrava kishte 278 banorë. Të gjithë (100 %) u deklaruan si shqiptarë.[1]
Nëntë familjet më të mëdha janë:
“The Halo Trust” është një organizatë jo-politike, jo-fetare, jo-fitiprurëse bamirëse Britaniko-Amerikane qëllimi i së cilës është për të hequr mbeturinat e lëna prapa nga lufta, në veçanti, minat tokësore dhe municionet e paplasura që mund të paraqesin rrezik për njerëzit civil. E themeluar në vitin 1988 ajo ishte pare organizata humanitare për deminim. Halo ka pastruar minat më shumë se çdo organizatë tjetër krahasuese. Halo ka operuar dhe vazhdon te operon në shumë vende. Në Kosovë kishte mjaft baza për deminim një nga ato ishte edhe në Dubravë. Shumë banorë të Dubravës si dhe fshatrave për rreth u punësuan në Halo Trust. Banorët e fshatrave punuan një kohë të gjatë në halo dhe bashkë me këtë organizatë pastruan vendin nga minat e lëna pas nga ushtria Jugosllave.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.