Doris Lesing, emir i vërtetë Doris Mej Tajler, (22 tetor 1919 Kermanshah, Persi (Irani i sotëm) [1] – 17 nëntor 2013 Londër) ishte shkrimtare britanike eprozës, dhe fituese e Çmimit Nobel për letërsi, në vitin 2007.
Akademia suedee në arsyetimin për ndarjen e çmimit e përshkruan shkrimtaren: »shtytje dhe vulosje e përvojës femërore, e cila me skepticizëm, pleqëri dhe me forcën vizionare e pasqyron civilizimin i cili është e ndarë«[2]. Me 87 vite të jetës, Doris Lesing është fituesja më e vjetër e çmimit më prestigjioz, e cila vlenë 10 milion kruna suedeze (afro 1,8 mil. euro). Çmimin e pranoi me 10 dhjetor në një ceremoni në Stokholm.
Biografia
E lindur si Doris Mej Tejlor më 1919 në Iran, ku babi i saj punonte si zyrtar bankar. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Rodezinë Jugore, në teritoin e sotëm të Zimbabvesë. Familja u shpërngul atje për tu bërë pronare e plantazheve të misrit, për çka u tregua si një potez jo i suksesshëm i biznesit. Vijoi në shkollën katolike në Solzberi. Më vonë punoi si motër medicinale dhe si punëtore në centralin telefonik. Shkonë në Angli më 1949 dhe atje e shkrou romanin e parë „Bari këndon“ (The Grass Is Singing). Romani më i njohur i saj është, ai nga viti 1962. „Notesi i Artë“ (The Golden Notebook).
Reagimi i Doris Lesing në lajmin për ndarjen e Çmimit Nobel
»Kjo mbretëron veq 30 vjetë. I fitova të gjitha çmimet në Evropë, që të gjitha, por jam habitur për këtë. Kjo është një flesh rojal,«
Veprat më të rendësishme
- Bari këndon (1950)
- Notesi i Artë (1962)
- Kanopusi në Argë seri e romaneve (1979-1983):
- Kurorëzimet në mes të zonave tri, katër dhe pesë (1980)
- Eksperimenti sirian (1980)
- Krijimi i përfaqësuesëve në planetin 8 (1982)
- Spiuni sentimental nga pernandoria i Dashur (1983)
- Fëmija i pestë (1988)
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.