Dollari

From Wikipedia, the free encyclopedia

Dollari

Dollari është emërtimi i valutës ne disa vende te botës si Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Hong Kong etj.

Thumb
Ky është simboli i cili tregon zakonisht dollarin.

Dollari amerikan ($) është dollari më i njohuri prej të gjithëve. Ai përdoret në shumë vende të botës me emra të ndryshëm si dollari australian, dollari kanadez, dollari i Hong Kongut etj.

Lista e shteteve me monedhë dollarin

Në botë janë 16 shtete që kanë dollari si monedhë zyrtare.4 prej tyre përdorin dollarin SHBA-së, 3 prej tyre përdorin dollarin australian, ndërsa 9 të tjerët kanë dollarin e tyre.

Më shumë informacion Shteti, Monedha ...
ShtetiMonedhaShenjaKodi ISO 4217
AustraliaDollari australian$, A$ ose AUDAUD
BelizaDollari i BelizësBZ$BZD
BruneiDollar i Bruneit

(Së bashku me Dollarin e Singaporit)

B$BND
EkuadoriDollari i Shteteve të Bashkuara$USD
FixhiDollari fixhijanFJ$FJD
GujanaDollari gujanez$ dhe G$GYD
Ishulli i KrishtlindjeveDollari australian$, A$ ose AUDAUD
KanadajaDollari kanadez$, C$ ose CAD$CAD
NamibiaDollari namibianN$NAD
PortorikojaDollari i Shteteve të Bashkuara$USD
SurinamiDollari surinamez$SRD
SHBADollari i Shteteve të Bashkuara$USD
TajvaniDollari i Ri i Tajvanit$ ose NT$TWD
Territori Australian AntarktikanDollari australian$, A$ ose AUDAUD
XhamajkaDollari xhamajkez$JMD
Zelanda e ReDollari i Zelandës së Re$NZD
ZimbabvejaDollari i Shteteve të Bashkuara (Së bashku me euron, paund sterlinën, pulën botsvane, randin jugafrikan dhe me shumë e shumë monedha të tjera)$USD
Mbylle

Dollari në Hong Kong dhe Makao

Në Dy Rajonet e Veçanta Administrative të Republikës Popullore të Kinës (Hong Kongu dhe Makao) përdoret një monedhë e përbashkët : Dollari i Hong Kongut. Në Makao dollari i Hong Kongut nuk është monedhë zyrtare, por përdoret shpeshherë së bashku me patasën makaoneze, ndërsa në Hong Kong është monedhë zyrtare.

Më shumë informacion Qyteti, Monedha për të cilën bëhet fjalë ...
QytetiMonedha për të cilën bëhet fjalëMonedha tjetërPozicioni i valutave
Hong KongDollari i Hong KongutPatasa makaonezeDollari zyrtar, patasa jo zyrtare
MakaoDollari i Hong KongutPatasa makaonezeDollari jo zyrtar, patasa zyrtare
Mbylle

Dollari zimbabvejan

Dollari zimbabvejan ka qenë monedha e Zimbabvesë nga viti 1980 deri më 12 prill 2009. Kjo monedhë ka pasur shumë hiperinflacion duke e bërë monedhën më të vogël në botë nga vlera. Dollari i Zimbabvesë ka pasur një monedhë shumë të madhe në vlerë, kartëmonedhën 100 trilion dollarëshe ! Kjo kohë ka qenë shumë e keqe për dollarin, sepse monedha më e vogël në botë nga vlera ishte një lloj dollari. Në këtë kohë qeveria mori masa për ta zëvendësuar këtë monedhë me hiperinflacion kaq të madh dhe më në fund ja arriten qëllimit : që më 12 prill 2009 monedha me emrin "dollar" në Zimbabve është dollari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (dollari i SHBA-së është monedha që pranohet nga qeveria), së bashku me disa valuta të tjera.

Më shumë informacion Monedha, Kodi ISO 4217 ...
MonedhaKodi ISO 4217SimboliPërdorimi
Dollari zimbabvejanZWD$1980-2009
Dollari i Shteteve të BashkuaraUSD$Prezent në ditët e sotme
EuroEUR (numër 978)Prezent në ditët e sotme
Paund sterlinaGBP£Prezent në ditët e sotme
Pula botsvaneBWPPPrezent në ditët e sotme
Randi jugafrikanZARRPrezent në ditët e sotme
Rupi indianeINRPrezent në ditët e sotme
Mbylle

Nga paundi te dollari

Disa prej dollarëve kanë ardhur nga paundi, si për shembull dollari kanadez ka ardhur nga paundi kanadez etj.

Më shumë informacion Shteti, Monedha e tanishme ...
ShtetiMonedha e tanishmeMonedha e mëparshme
AustraliaDollari australianPaundi australian, Paund sterlina
FixhiDollari fixhijanPaundi fixhijan
KanadajaDollari kanadezPaundi kanadez
XhamajkaDollari xhamajkezPaundi xhamajkez
Zelanda e ReDollari i Zelandës së RePaundi i Zelandës së Re
Mbylle



Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.