From Wikipedia, the free encyclopedia
Diftongu (nga greqishtja e lashtë ''δίφθογγος'' (díphthongos)), i njohur gjithashtu si zanore rrëshqitëse, është një kombinim i dy tingujve zanorë ngjitur brenda së njëjtës rrokje. Teknikisht, një diftong është një zanore me dy objektiva të ndryshëm: domethënë, gjuha (dhe/ose pjesë të tjera të aparatit të të folurit) lëviz gjatë shqiptimit të zanores.
Diftongjet janë në kontrast me monoftongjet, ku gjuha ose organet e tjera të të folurit nuk lëvizin dhe rrokja përmban vetëm një tingull të vetëm zanor. Aty ku dy tinguj zanoresh ngjitur ndodhin në rrokje të ndryshme (p.sh. në fjalën zëëmbël) rezultati përshkruhet si hiat, jo si diftong.
Diftongjet shpesh formohen kur zanoret e veçanta shkojnë së bashku në të folur të shpejtë gjatë një bisede.[1]
Në disa gjuhë, diftongjet janë fonema të vetme, ndërsa në të tjera ato analizohen si sekuenca të dy zanoreve, ose të një zanoreje dhe një gjysmëzanoreje.
Ndryshime të caktuara të tingullit lidhen me diftongjet dhe monoftongjet. Thyerja ose diftongimi i zanoreve është një zhvendosje e zanoreve, në të cilën një monoftong bëhet diftong. Monoftongimi ose zbutja është një zhvendosje zanoresh në të cilën një diftong bëhet monoftong.
Përderisa ka një sërë ngjashmërish, diftongjet nuk janë të njëjta fonologjikisht si një kombinim i një zanoreje dhe një aproksimanteje ose rrëshqitëseje. Më e rëndësishmja, diftongjet përmbahen plotësisht në bërthamën e rrokjes[2][3] ndërsa një gjysmëzanoret ose rrëshqitëset janë të kufizuara në kufijtë e rrokjeve (ose onseti ose koda).
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.