Deraa
From Wikipedia, the free encyclopedia
Daraa (Arabisht:درعا) është qytet në jugperëndim të Sirisë, ndodhet rreth 13 kilometra në veri të kufirit me Jordaninë.[1] Qyteti ndodhet 116 kilometra në jug të Damaskut, në autostradën Damasku-Aman, është përdorur si një stacion ndalimi për udhëtarët.
Sipas regjistrimit të popullsisë më 2004, Daraa ka pasur 97,969 banorë. Banorët e qytetit janë kryesisht muslimanë sunni.[2]
Daraa u bë "burimi i revolucionit"[3] pas protestës së arrestimit të një djaloshit 15 vjeçarit për mbishkrimin me grafit me parrullën kundër qeverisë[4] e cila nisi fillimin e kryengritjes civile në vitin 2011.[5]
Lufta civile siriane
Daraa luajti një rol të rëndësishëm fillim të kryengritjes kundër qeverisë së Beshar el-Asadit në vitin 2011. Kryengritja filloi më 6 mars 2011, kur një djalosh 15 vjeçar u arrestua për shkak mbishkrimit me grafit në murin e shkollës si denoncim të regjimit të Asadit. Familja dhe shokët marshuan më 15 mars në rrugë si kërkim për lirimin e tij. Sipas aktivistëve, ky protestë u përball me forcat e sigurisë siriane duke gjuajtur armë zjarri ndaj protestuesve duke vrarë tre persona.[6] Më 20 mars, shtatë policë gjithashtu vranë katër protestues.
Në qershor të vitit 2017, thuhet se i gjithë qyteti u shkatërrua si pasojë e përleshjeve.[7]
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.