Demir Behluli lindi më 10 shkurt1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollen fillore e kreu në fshatin Maxhere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Gjermanisë.
Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje.
Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan.
Demir Behluli ndëroi jetë më 4 maj 2018 (e premte)në Gjilan, ku edhe ka jetuar që prej viteve të 1970-ta. [1]