Danieli (hebr. דָּנִיּאֵל Danijel, arab. دانيال, Danjal) është një figurë profetike dhe apokaliptike që shfaqet në biblën hebraike dhe është autori i Librit të Danielit. Emri "Daniel" përbëhet nga fjalët hebraike "Dan" = gjyq(tar), "i" = imi, dhe "el" = Perëndi dhe do të shqipërohej "Perëndia është gjykatësi im".
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jeta e Danielit
Pas mbretërimit të Solomonit, mbretëria e tij u nda në dy pjesa: mbretëria jugore (Juda) dhe mbretëria veriore (Izraeli). Në dëbimin e hebrenjve (mbretërisë jugore, Judës) nga Nebukadnezari (mbretëria e Izraelit (mbretëria veriore) kishte rënë rreth njëqind vjet më parë në duart e asirianëve), ose menjëherë pas fitores së tij mbi egjiptianët në betejën e dytë të Karkemishit, në vitin e katërt të mbretërimit të Jehoiakimit (606 p.e.r), Danieli dhe tre djelmosha nga derë fisnike Shadrahi, Meshaku, dhe Abednego ishin mes të rinjve hebrenj fisnikë të transportuar në Babiloni (ndoshta si pengje për sigurimin e besnikërisë së mbretit të Judës dhe këshilltarëve të tij), së bashku me disa enë të tempullit. Danieli dhe tre shokët e tij judenj u zgjodhën për mençurinë dhe bukurinë e tyre, të stërviten si kaldenj, të cilët përbënin rangjet e këshilltarëve të oborrit babilonas.
Këtu Danieli u detyrua të hynte në shërbimin e mbretit të Babilonisë, dhe sipas zakoneve të asaj kohe, iu dha emri kaldean Belteshazar (princ i Belit). Banesa e tij në Babilon ka shumë mundësi të ketë qenë në pallatin e Nabukadnezarit, tani identifikuar me disa kodër-varre të quajtura Kasr, në bregun e djathtë të lumit. Danieli dhe tre shokët e tij i qëndruan besnikë fesë dhe kulturës së tyre hebraike, dhe kjo do të sillte më vonë ndeshjen me paganizmin e oborrit babilonas.
Stërvitja e Danielit (Dan 1:4) ishte ta përgatiste atë për t'i shërbyer perandorisë. Danieli u dallua gjatë kësaj kohe për përkushtimin e tij, dhe vëzhgimin e rreptë të Torahs, apo Ligjit Moisik (1:8-16), dhe fitoi besimin dhe vlerësimin e eprorëve të tij.
Në fundin e tre viteve të mësimit dhe stërvitjes në shkollat mbreterore, Danieli u shqua për zotësinë e tij në "diturinë" pagane, dhe u bë i njohur në popullsinë vendase për "mjeshtërinë" (një dhuratë nga Jahveh) për sqarimin e ëndrrave (1:17; 2:14), dhe u ngrit në rangun e guvernatorit (qeveritarit) mbi të gjithë të diturit e Babilonit, pasi kaloi një provë të rrezikshme të astrologëve të mbretit, që mund t'i kushtonte atij humbjen e jetës. Danieli u bë i famshëm edhe për shpjegimin e ëndrrës së Nebukadnezarit.
Danieli në jahudizëm dhe krishterim
Pas dëbimit të popullsisë në Babiloni e ardhmja e kombit hebre mbeshtetej tek të mërguarit në Babiloni (afërsisht 70.000 frymë gjithsej). Ata ishin ajka e shoqërisë çifute: priftërinjtë (si p. sh. Jëhezkeli/Ezekieli), specialistët, profesorët dhe inteligjenca. Ishin njerëzit e aftë për të menduar për kuptimin e ngjarjeve të kohëve të fundit që u kishin ndodhur: në mërgim kishin mjaft kohë për këtë. A e kishte braktisur Perëndia popullin e vet? Ç’do t’u ndodhë atyre në të ardhmen? Rreziku më i madh ishte asimilimi me kohë i kombit nga populli i vendit, sikurse u ndodhi kombeve të tjera që sot përmenden vetëm në librat e historisë. Por, Perëndia kishte bërë gati zgjidhjen e këtij problemi. Ndër të mërguarit ishte njëfarë profeti me emrin Jëhezkel. Më parë e kishte profetizuar rrënimin e Jerusalemit e tani ua kushtoi vëmendjen të mërguarve.
Në një vegim që Perëndia ia dha, pa se si prania e Perëndisë ishte ndër të mërguarit dhe jo më në Jerusalem. Perëndia u premtonte një të ardhme: besëlidhjen e re, ringjalljen kombëtare, Tempullin e ri dhe Jerusalemin e ri. Këto gjëra mezi u plotësuan, pas kthimit të të mërguarve më 539. Realizimi i plotë ende po pret dhe do të ndodhë në kohën e mbretërisë mesianike pas kthimit të Mesisë. Por, çfarë ishin kushtet e të mërguarve gjatë mërgimit? Ku ishin ata? Ç’duhej të bënin dhe çdo të ndalohej? Libri i profetit Jëhezkel (gr. Ezekiel) bën pak aluzion për këto.
Siç duket, çifutët ishin të vendosur në një krahinë midis Babilonit dhe Urukut, në rrafshinën babilonase, pranë një kanali ujitës të madh me emrin «lumi Hebar» (pranë Nipurit). Sigurisht fjala nuk ishte për ekzistencën e kampit për robërit e luftës, sepse dëshmia shënon që çifutët e mërguar kishin lirinë e madhe të lëvizjes – p.sh. mund të dërgonin lajmëtarë përsëri në Jerusalem. Dihet, ndër të tjera, se profeti Jirmija (gr. Jeremia) bëri letërkëmbim me ta kur ishte ende në Jerusalem, para ikjes së tij për në Egjipt si pasojë e dështimit të rebelimit kundër babilonasve. Natyrisht, kishin disa shtrën-gime, por mund të mbanin mënyrën e jetës së vet: bujqësinë, kultin fetar, dhe martesën e vet. Ka të ngjarë të ishin të strehuar në shtëpi prej tullash balte, të ngritura në kodrat e braktisura të qyteteve të mëparshme dhe të lashta që ende sot mbulojnë peizazhin e rrafshinës babilonase. Ka të ngjarë të kishin mundësi t’i vizitonin qytetet e mëdha të vendit, ndër të cilat më i madhi ishte Babiloni (Babeli i lashtë) me kopshtet e varura dhe shumë të njohura, fortifikata shumë të mëdha dhe me Portën ma-dhështore të Ishtarit. Profeti Jëhezkel sigurisht pa ziguratët me shkallaret ose kullat tempuj, të cilat i kujtonin Kullën e Babelit. Ajka e të mërguarve, ndër të cilët ishte Danieli, ishte në oborr.
Në librin e Danielit mësojmë diçka për mënyrën e jetesës së tyre si edhe për rivalitetin e interesave dhe besëve që duhej t’i përballonin çifutët. Edhe nga libri i Danielit mësojmë diçka për të ardhmen e kombit izraelit. Në një sërë vegimesh, Perëndia i dha Danielit hollësitë e sakta për të ardhmen, veçanërisht, përsa i përket themelimit të mbretërisë mesianike.
Në profecinë e 70 periudhave prej 7 vjetëve, përcaktohet data e ardhjes së Mesisë që doli si hyrja mesianike e Jezusit në Jerusalem, si edhe kryqëzimin që ndodhi një javë më vonë. Profecia vazhdon me njoftim se pas një kohe, do të themelohet mbretëria mesianike pak pas një kohe të tmerrshme të përndjekjes së popullit të Perëndisë. Ende jetojmë në këtë kohë dhe ende nuk ka ardhur ngushtica e madhe dhe e fundit për Izraelin, por shënjat e kohës tregojnë se këto ngjarje po afrohen.
Mërgimi i çifutëve zgjati nga viti 605 (kur u nisen në mërgim të parët çifutë) gjer pak pas vitit 538 (kur u kthye shumica e të mërguarve), por sipas pikëpamjes biblike (në profecinë e Jirmijës) 70 vjet (nga shkatërrimi i Tempullit më 586 deri në rindërtimin dhe rikushtimin e tij më 516). Gjatë kohës së mërgimit, ndodhën shumë zhvillime përsa i përket fesë së çifutëve. Mjerisht, disa nga këto zhvillime s’ishin aspak pozitive.
U veçuan nga ritet e popujve rreth tyre dhe i ndoqën zakonet dhe ritet e tyre të veçanta, duke mbajtur ditën e shtunë dhe ritin e synetit. E mbanin adhurimin e tyre. Meqë s’kishin asnjë tempull, ngritën shtëpi të lutjes (sinagoga) dhe zëvendësonin flijimet me lutje. Ata i studionin me vëmendje librat e Mosheut si edhe veprat e profetëve të mëparshëm (d.m.th. librat e Joshuas, Gjyqtarëve, Shëmuelit dhe të Mbretërve). Ata adoptuan gjuhën aramaike.
1) Meqë s’kishin më tempull, filluan të nënvleftësonin rëndësinë e flijimeve që duheshin bërë për ndjesën e mëkateve. Në vend të kësaj, filluan të zhvillonin një sistem shpëtimi me anë të veprave të mira – kryerja e detyrave fetare. Jezusi, kur erdhi, duhej ta korrigjonte këtë prirje, sepse ishte në kundërshtim me shfaqjen e Shkrimit të shenjtë. Njerëzit e kohës së Jezusit u zemëruan për këtë, sepse e kishin zhvilluar sistemin e tyre (në kundërshtim me sistemin e Perëndisë) pa asnjë lidhje me flijimin e Mesisë që duhej të vinte.
2) E dyta prirje e keqe që e trashëguan nga koha e mërgimit ishte lakmia për të holla dhe për tregti, e kjo që atëherë i karakterizon çifutët! Sidoqoftë, një aspekt pozitiv i mërgimit ishte zhdukja e idhujtarisë – që atëherë idhujtaria kurrë s’do të dukej në kombin izraelit.
Shiko edhe
- Libri i Danielit
- Profeti
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.