Craig Thomas

From Wikipedia, the free encyclopedia

Craig Thomas

Craig David Thomas[1] është një shkrimtar televiziv amerikan, i cili, së bashku me partnerin e shkrimit Carter Bays, ka shkruar episodet e American Dad!, Oliver Beene, Quintuplets dhe hitin e CBS sitcom How I Met Your Mother, të cilin e krijuan më 2005.[2] Në vitin 2012 How I Met Your Mother fitoi çmimin People's Choice Awards për kategorinë Komedia më e Mirë.[3][4]

Thumb
Craig Thomas në Comic-Con 2013

Së bashku me Carter Bays ai është anëtar i The Solids, i cili interpreton këngën kryesore te "How I Met Your Mother". Ai është nominuar për shtatë çmime Emmy, duke përfshirë edhe këngën më të mirë origjinale për "Nothing Suits Me Like a Suit".[5] Thomas u diplomua në Universitetin Wesleyan më 1997.[6]

Në vitin 2014 ai krijoi një episod për shfaqjen How I Met Your Dad me partnerin e tij Carter Bays, Emily Spivey dhe Greta Gerwig, por CBS u kërkoi atyre që të bënin një episod të dytë, dhe ata nuk pranuan.

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.