Carlos Tevez

futbollist argjentinas From Wikipedia, the free encyclopedia

Carlos Tevez
Remove ads

Carlos Alberto Martínez Tevez (lindur më 5 Shkurt 1984), njohur më mirë si Carlos Tevez është një futbollist argjentinas i cili luan me klubin italian Juventus dhe me kombëtaren argjentinase si sulmues. Energjia e tij dhe mesatarja e shënimit të golave e kanë bërë atë një lojtar të domosdoshëm për klubin në sytë e lojtarëve dhe mediave.[2][3]

Fakte të shpejta Informacioni personal, Emri i plotë ...

Ai filloi karrierën e tij te Boca Juniors, duke fituar Kupën Libertadores dhe Kupën Ndërkontinentale në vitin 2003 përpara se të transerohej te Corinthians, ku u cilësua si nga transferimet më të mëdha të bëra nga një klub Amerikano Jugor. Tevez më pas kaloi te West Ham United, duke ndihmuar skuadrën të qëndronte në Premier League në sezonin e tij të vetëm. Ai më pas u transferua te klubi tjetër anglez Manchester United duke fituar dy tituj lige dhe një Ligë Kampionesh. Në merkaton verore të vitit 2009, ai u bashkua me Manchester City, duke u bërë lojtari i parë që lëviz mes dy klubeve që nga Terry Cooke në vitin 1999.[4] Pas një mosmarrëveshje me trajnerin Roberto Mancini, i cili pretendonte se ai nuk dëshironte të luante, Tevez humbi katër muaj të sezonit 2011–12, duke u rikthyer më pas dhe duke ndihmuar Cityn për të fituar titullin e ligës. Në vitin 2013, ai u bashkua me Juventusin për shumën e 10 milion .

Karriera e tij ka qënë e shoqëruar me një marrëdhënje të gjatë me kompaninë Media Sports Investment (sëbashku me Just Sport), kompania e cila zotëron të drejtat e tij.[5] Kjo gjë bëri që West Ham United të gjobitet mbi çështjet në lidhje me pronësinë e palës së tretë.[6][7]

Tevez bëri debutimin e tij kombëtaren argjentinase në vitin 2005. Një fitues i medaljes së artë në Olimpiadën 2004, ai ka përfaqsuar vendin e tij në dy Kupa Bote dhe në tre turnamente të Copa América.

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads