Brodi (Sharr)

fshat në Dragash, Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia

Brodi (Sharr)

Brod është një vendbanim dhe fshat turistik në komunën e Sharrit, Kosovë.[1]

Fakte të shpejta Brod ...
Brod
Fshat
Thumb
Fshati Brod
Mbylle

Gjeografia

Terreni përreth Brodit në jugperëndim është kodrinor, por në verilindje është malor. Pika më e lartë mbidetare është Rule, 2 220 metra mbi nivelin e detit dhe e cila gjendet 2.8 km në lindje të Brodit. Brodi është mjaft i populluar, me 207 banorë për kilometër katror. Qyteti më i afërt është Sharri (Dragashi) , 5.8 km në veriperëndim të Brodit. Në zonën përreth Brodit ekzistojnë male të larta me formacione shkëmbore. [2]

Temperatura mesatare vjetore në rajon është 3° C . Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 15 ° C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari, me -10 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë 1160 milimetra. Muaji me të reshurat më të mëdha është nëntori, me një mesatare prej 133 mm, kurse muaji më i thatë është gushti, me vetëm 34 mm reshje.[3][4]

Qendra Skitare

Fshati Brod është i begatshëm edhe me shtigje të skijimit. Pikërisht për këtë arsye është ngritur edhe Qendra Skitare, si njëra ndër qendrat më të reja skitare në Kosovë.[5] Në kuadër të saj funksionon edhe ski lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës.[1] Gjithashtu ekzistojnë edhe kushte për zhvillimin e turizmit malor dhe organizimin e garave të ndryshme, si në nivel të Kosovës ashtu dhe të atyre ndërkombëtare.[6][7][8]

Galeria

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.