From Wikipedia, the free encyclopedia
Osama bin Muhammad bin 'Awad bin Laden (arabisht: أسامة بن محمد بن عوض بن لادن;) lindi më 10 mars të vitit 1957, u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011 ne Pakistan[1], është themelues i organizatës Al-Kaida, pjestar i CIA-s amerikane në vitet e 80-ta në luftën kundër Bashkimit Sovjetik, i akuzuar për sulmet e 11 shtatorittë vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Ky 31 gusht 2008 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bin Ladeni rrjedh nga një familje sheikësh arab. Ai ndihmoi Afganët në luftën Ruso-Afgane fizikisht dhe materialisht, në atë kohë i trajnuar dhe i dërguar nga CIA amerikane. Pas përfundimit të kësaj lufte ai ndihmoi qeverinë talibane që të vijë në pushtet dhe pas një kohe konsiderohej si prijës i akteve terroriste të drejtuar ndaj bazave ushtarake të ShBA-ve. Pas disa aksioneve të ndërmarrura nga organizata Al-Kaida, ku si prijës i saj llogaritej, qeveria e ShBA-ve filloi përndjekjen penale dhe fizike (likuidimin fizik) të tij. Pas, një kohe të shkurtër ai u prezantua si prijës i Xhihadit dhe i ftoi të gjithë myslimanët për Xhihad, veçanërisht kundër ushtarakëve të ShBA-ve.
Me ardhjen e George Bushit në krye të shtetit Amerikan eskaloi konflikti në mes të vendeve industriale dhe organizatës Al-Kaida. Pasojnë: bombardimi i Sudanit, lufta në Afganistan, 11 shtatori, dhe lufta e dytë e Gjirit Persik në Irak.
Në ndërkohë u shpall nga qeveria e SHBA-ve si terroristi numër një. Dhe simbas analistëve amerikanë vazhdonë përndekja e tij edhe pas shkapëderdhjes së Talibanëve. Gjatë vitit 2005, qeveria e ShBA-ve thotë se ai gjendet diku në bjeshkët e Pashtunit të Afganistanit, në kufi me Pakistanin ku ndihmohet nga muxhaedinët e regjionit ku ndodhet. Trupat ushtarke të ShBA-ve të stacionuara në këtë regjion vazhdojnë ekspeditat e armatoura për gjurmimin e tij, edhe pse në fund të vitit 2004 thuhej se ai ishte plagosur këto lajme nuk janë konfirmuar nga ndonjë burim zyrtar. Dihet se mesazhet e Bin Ladenit të cilat zakonisht iu drejtonte arabëve, myslimanëve dhe banorve të ShBA-së në rrjetin televiziv Al-Xhazihra në vitin 2005, ato mesazhe nuk janë më prezente.
Gadafi ishte nje ushtar i bin laden
Gjej më shumë rreth Bin Laden në projektet tjera simotra të Wikipedias: | |
Deficione nga Wikifjalori | |
Imazhe dhe media nga Commons | |
Burimet të të mësuarit nga Wikiversity | |
Lajme nga Wikilajme | |
Citate nga Wikicitate | |
Burime tekstesh nga Wikiburime | |
Libra nga Wikilibra |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.