From Wikipedia, the free encyclopedia
Besa Krasniqi (lindi më 5 mars 1993) është këngëtare shqiptaro-suedeze. Ajo ishte suedezja e parë që morri pjesë në festivalin e muzikës shqiptare Festivali i Këngës ku morri pjesë më 2015 me këngën "Liroje zemrën", ku ajo vetë e shkroi.[1]
Krasniqi lindi në Gränna, në veri të Jönköping, Suedi. Ajo u rrit në Nässjö.[2] Ajo filloi karrierën e saj muzikore si pesëvjeçar dhe lëshoi dy albume në Kosovë në vitin 2001 dhe 2005. Si fëmijë, ajo mori pjesë në PoliFest Kids në Prishtinë më 2006 me këngën "Vllaqko im". Ajo morri pjesë në njëjtin konkurrencë më 2007 me këngë "Rritëm". Më 2007 ajo lansoi këngën "Hey Dj" në Suedi së bashku me Pama Records.
Në vitin 2011, ajo morri pjesë në Top Fest, me këngeën "Ëndërr e vërtetë". Megjithatë, ajo nuk shkoi në finale të garës, por mori kritika shumë të mira nga audienca. Në vitin 2012 ajo mori pjesë përsëri në Top Fest, këtë herë me këngën "Mos mëndo" e shkruar nga vetë ajo dhe vëllai i saj Valdrin Krasniqi.
Në vitin 2013, ajo lansoi këngën "I Wait For You" ku arriti në toplistën suedeze të Sveriges Radio P3.[3]
Në vitin 2015, Krasniqi morri pjesë në Festivalin e Këngën të 54-të, me këngën "Liroje zemrën".[4] Ajo u bë kengetarja e parë suedeze që morri pjesë në Festivalin e Këngës.
Sot Krasniqi banon në Göteborg ku ajo studion si mësuese e muzikës.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.