Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Buhejra (arabisht: بَحِيرَىٰ Bahira, siriak klasik: ܒܚܝܪܐ) ishte një murg asirian, me gjasë nestorian nga fisi i Abd el-Kajs[1] i cili, sipas fesë islame, i paratha Muhamedit të ardhmen e tij si profet.[2][3] Emri i tij rrjedh nga fjala siriake bḥīrā, që do të thotë “i testuar (nga Zoti) dhe i miratuar”.[4] Tradita e krishterë më vonë e përvetësoi atë si Sergius.
Historia e takimit të Muhamedit me Bahira ndodh në veprat e historianëve të hershëm myslimanë Ibn Hisham (died 833 CE), Ibn Sa'd el-Baghdadi (784–855), dhe Muhamed ibn Xherir et-Taberi (839–923), versionet e të cilit ndryshojnë në disa detaje. I riu Muhamed, atëherë nëntë ose dymbëdhjetë vjeç, takoi Bahira në Siri ndërsa udhëtonte me një karvan mekas, duke shoqëruar xhaxhain e tij Ebu Talibin.[2] Kur karvani kaloi pranë qelisë së tij, murgu i ftoi tregtarët në një gosti. Ata e pranuan ftesën, duke e lënë djalin të ruante devenë. Bahira, megjithatë, këmbënguli që të gjithë në karvan të vinin tek ai.[3] Pastaj një ngjarje e mrekullueshme i tregoi murgut se Muhamedi do të bëhej profet.
Kur ai u ul nën një pemë, degët e saj lëviznin për t'i bërë hije, lëvizja e një reje vazhdonte të mbulonte Muhamedin, pavarësisht nga koha e ditës, tërhoqi vëmendjen e Bahiras.[5] Murgu ia zbuloi vizionet e tij për të ardhmen e Muhamedit xhaxhait të djalit (Ebu Talibit), duke e paralajmëruar që ta ruante fëmijën nga jehudët (në versionin e Ibn Sa'dit) ose nga bizantinët (në versionin e Taberiut). Si Ibn Sa'd ashtu edhe Taberiu shkruajnë se Bahira e gjeti njoftimin për ardhjen e Muhamedit në ungjijtë origjinalë, të pandryshuar, të cilët ai i posedonte.[2]
Një traditë e ngjashme i atribuohet Ibn Shihab ez-Zuhri në veprat e përpiluesit të hershëm të haditheve Abd er-Razzak es-San'ani, në të cilën figura e paemërtuar është një rabin i Tejmës në vend të një murgu të krishterë sirian.[6] Rabini paralajmëron Ebu Talibin që të mos e sjellë Muhamedin në Siri, pasi ai parashikon se Muhamedi do të vritet nga jehudët sirianë nëse ata vazhdojnë. Si përgjigje, Ebu Talibi u kthye në Mekë me nipin e tij. Më vonë shkrimtarët islam i dhanë rabinit emrin Bahira.[7]
Emrat dhe përkatësitë fetare të murgut ndryshojnë në burime të ndryshme të krishtera. Për shembull, Gjoni i Damaskut (v. 749), një shkrimtar i krishterë, deklaron se Muhamedi "duke rënë rastësisht në Dhiatën e Vjetër dhe të Re dhe po ashtu, me sa duket, pasi kishte biseduar me një murg Arian, shpiku herezinë e tij".[8]
Për Abd-el-Masih el-Kindi, i cili e quan atë Sergius dhe shkruan se ai më vonë e quajti veten Nestorius, Bahira ishte një Nasorean, një grup që zakonisht ngatërrohet me Nestorianët. Pas shekullit të 9-të, polemistët bizantinë i referohen atij si Baeira ose Pahyras, që të dyja janë me prejardhje nga emri Bahira. Ndonjëherë Bahira quhet Jakobit Sirian ose Arian. Biografitë polemike të hershme të krishtera të Muhamedit pretendojnë se çdo analfabetizëm i supozuar i Muhamedit nuk nënkuptonte se ai merrte mësime fetare vetëm nga engjëlli Gabriel dhe shpesh e identifikonte Bahiran si një mësues të fshehtë fetar të Muhamedit.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.