Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
From Wikipedia, the free encyclopedia
Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të njohur edhe si Pesëshja e përhershme, Pesëshja e madhe ose P5, janë këto pesë qeveri: Franca, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Këto anëtarë përfaqësojnë fuqitë e mëdha, që dolën fitues në Luftën e Dytë Botërore,[1] duke përfshirë Francën e cila është çliruar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Forcave të lira franceze.
Çdo anëtar i përhershëm ka të drejtën e vetos, që i lejon ato të parandalojnë miratimin e ndonjë draft-rezolute të Këshillit, pa marrë parasysh nivelin e përkrahjes ndërkombëtare të draftit.
Anëtarët e tanishëm
Shteti | Përfaqësuesi i tanishëm | Përfaqësimi i tanishëm shtetëror | Përfaqësimi i mëparshëm shtetëror |
---|---|---|---|
Franca | Nicolas de Rivière[2] | Republika e Pesë Franceze (1958–sot) | Republika e Katërt Franceze (1946-1958) |
Kina | Zhang Jun[3] | Republika Popullore e Kinës (1971–sot) | Republika e Kinës (1946–1949) (në pjesën kontinentale) Republika e Kinës (1949–1971) (në Taivan) |
Mbretëria e Bashkuar | Barbara Woodward[4] | Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut (1946–sot) | — |
Rusia | Vasily Nebenzya[5] | Federata Ruse (1992–sot) | Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste (1946–1991) |
Shtetet e Bashkuara | Linda Thomas-Greenfield[6] | Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1946–sot) | — |
Shiko dhe
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.