From Wikipedia, the free encyclopedia
Andrea Skanjeti (Shkodër, 20 gusht 1906 - 29 nëntor 1992) ka qenë regjisor dhe dramaturg shqiptar.
Andrea Skanjeti | |
Emri | Andrea |
Mbiemri | Skanjeti |
Vdiq më | 29 nëntor 1992 |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, dramaturg, regjisor |
Mirënjohje | |
Artist i Popullit - Shqipëri | |
U lind në Shkodër, i biri i Zef dhe Eliza Skanjetit. Shkollën fillore dhe të mesmen e ndoqi në vendlindje, këtë të fundit në liceun Illyricum. Bashkëpunoi me shoqëritë e ndryshme artistike të qytetit si me Gjon Krajni me shokë, ndihmoi me repertor dhe drejtim klubin Shkodra. Ndiqte veprimtarinë dhe shfaqet e grupeve kulturore Vllaznia, Bogdani si dhe të Shkollës së Stigmatineve.[1]
Në moshën 12-vjeçare shkroi dramën e tij të parë “Kusarët”, e cila tërhoqi vëmendjen e specialistëve. Në vitin 1946 u emërua regjisor në Shtëpinë e Kulturës, Shkodër. Ka vënë në skenë shfaqjen me tri akte “Dasma shkodrane”, e para në llojin e vet në Shqipëri, gjithashtu operën e parë shqiptare “Mrika” të Prenk Jakovës me Libret të Llazar Siliçit, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm. Skanjeti njihet si themeluesi i Teatrit të Kukullave dhe ndër nismëtarët kryesorë të krijimit të Estradës së Shkodrës. Shkroi dramën "Andrra e 500 vjetëve" e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Rolin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e ka luajtur Kolë Mirashi. Nxitjen për këtë dramë Autori e ka marrë nga Dom Ndre Mjeda. Po ashtu shkroi edhe dramën e ndarë në tri akte "Nora".
I është dhënë titulli “Artist i Popullit” më 28 nëntor 1992.
Veprimtaria e përgjithshme artistike e A. Skanjetit ka një shtrirje në kohë gati gjysëm shekullore dhe përmblidhet:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.