From Wikipedia, the free encyclopedia
Anastas Kullurioti (greqisht: Αναστάσιος Κουλουριώτης; Kulluri, 1822 - Athinë, 1887) ka qenë një botues, publicist dhe agjitator arvanit i lëvizjes kombëtare shqiptare.
U lind në Kulluri, Salamina e sotme, pasi kaloi fëmijërinë në ishull, familja e tij u zhvendosën në Athinë. U vendosën në lagjen Plaka, që asokohej njihej si mëhalla shqiptare e qytetit. Ende i ri emigroi drejt Shteteve të Bashkuara ku bëri prokopi, por nuk dihet gjë mbi ato vite të jetës së tij.
Kur u kthye në Greqi, së bashku me Panajot Kupitorit themeluan të përjavshmen Η φωνή της Αλβανίας (I fonì tis Alvanias, shqip: Zëri i Arbërisë/Shqipërisë) që zgjati nga shtatori i 1879 deri nga mesi i 1880. Ndër synimet e veprimtarisë së tij ishte themelimi i një partie arbërore/shqiptare në parlamentin grek, çelja e shkollave të gjuhës shqipe dhe lirimi i Shqipërisë prej Perandorisë Osmane. Në fillim të viteve 1880' udhëtoi në viset e Shqipërisë së Jugut për të korrur mbështetje rreth çështjes kombëtare shqiptare, gjë që e çoi në konflikt të pashmangshëm me autoritetet osmane dhe ato greke. Ai u arrestua në Gjirokastër me kërkesë të konsullit grek dhe u ekstradua në Korfuz. E burgosën për ca kohë dhe thuhet se e helmuan më 1887.
Më 1882 botoi në Athinë po ashtu një abetare të gjuhës shqipe me alfabet grek, titulluar λβανικόν αλφαβητάριον κατά το εν Ελλάδι ομιλούμενον αλβανικόν ιδίωμα[1] (Alvanikon alfavetarion katá to en Elladhi omiloumenon alvanikon idhioma, shqip: Alfabetari shqip në idiomën shqipe që flitet në Greqi) si dhe përmbledhjen dygjuhëshe për fëmijë Klumësht për foshnja.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.