Amapá
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Amapá është një shtet që gjendet në rajonin Verior të Brazilit. Kufizohet në veri nga Guajana Franceze, në jug dhe perëndim nga shteti Pará, në lindje nga Oqeani Atlantik.
Amapá është i vendosur në grykën e lumit Amazona dhe është i mbuluar kryesisht nga pyjet e shiut. Ka disa kodra të larta që përfaqësojnë pjesën e malësisë lindore të Guajanës.
Shteti është një prodhues dhe eksportues i madh,i manganit, hekuri, boksiteve dhe mineraleve të tjera.
Portugezët e pushtuan rajonin, duke i dhënë emrin "Costa del Cabo Norte." Pas përpjekjeve të pasuksesshme nga britanike dhe holandeze për ta pushttuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë territori u morr nga Franca. Traktati i Utrehtit në vitin 1713 caktoi kufirin mes Brazilit dhe Guajanës Franceze, duke ia caktuar Amapán Portugalisë. Dispozitat e Traktatit nuk u pranua nga francezët, për shkak të zbulimit të arit dhe shfrytëzimit të gomës në këtë rajon.
Më 1 maj 1900 Komisioni Arbitrar i Gjenevës riafirmoi sovranitetin e Brazilit, që përfshinte edhe rajonin Araguari në shtetin Pará. Më pas në vitin 1944 Araguari u kthye në territorit federal me emrin Amapá. Zbulimi i rezervave të magnezit në Serra do Navio (1945) revolucionarizuan ekonominë lokale. Më 5 tetor 1988 u bë shtet federal.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.