Altin Rraklli
futbollist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Altin Rraklli (lindur më 17 korrik 1970) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili luajti si sulmues.
Personal information | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Altin Rraklli | ||
Data e lindjes | 17 korrik 1970 (54 vjeç) | ||
Vëndi i lindjes | Kavajë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni(et) | Sulmues | ||
Karriera rinore | |||
1987–1990 | Besa | ||
Karriera e lartë* | |||
Vitet | Team | Apps | (Gls) |
1990–1992 | Besa | 68 | (43) |
1992–1996 | SC Freiburg | 86 | (22) |
1996–1997 | Hertha BSC | 28 | (5) |
1997–2002 | SpVgg Unterhaching | 147 | (29) |
2002–2003 | Diyarbakırspor | 12 | (2) |
2003–2004 | Jahn Regensburg | 21 | (2) |
2004–2005 | Tirana | 35 | (19) |
2005–2006 | Besa | 14 | (4) |
2009 | SpVgg Bayern Hof | 2 | (0) |
Total | 413 | (126) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1992–2005 | Shqipëria | 63 | (11) |
Managerial career | |||
2009–2011 | Tirana AS | ||
2011–2016 | Shqipëria (gratë) | ||
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve |
Ai e shpenzoi shumicën e karrierës në Gjermani, ku ai luajti me pesë klube në ligat kryesore të futbollit gjerman, më së shumti me Freiburg dhe Unterhaching, duke koleksionuar 282 paraqitje.[1] Ai ishte edhe lojtari i parë shqiptar në histori që luajti në Bundesligë.[2]
Karriera me klube
Rraklli filloi karrierën e tij me Besën, ekipin e qytetit të lindjes, në vitin 1987, dhe u bë profesionist tre vite më vonë. Në vitin 1992, ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me vlerë 15 mijë marka gjermane me SC Freiburg në Gjermani,[3] duke qënë vendimtar në sezonin ku klubi u ngjit për herë të parë në elitë; ai shënoi 16 gola në divizionin e dytë, duke qënë shënuesi më i mirë i ekipit dhe i dhjeti në kampionat, me Freiburgun që shënoi gjithsej 102; në tre sezonet e ardhshme në Bundesligë, Rraklli nuk luajti rregullisht.
Në tetë vitet e ardhshme, Rrakli vazhdoi karrierën në Gjermani, duke luajtur zakonisht në nivelin e dytë: ai përfaqsoi Hertha BSC, SpVgg Unterhaching – me të cilën ai pati suksesin më të madhë individual, duke ndihmuar ekipin të siguronte një tjetër ngjitje – dhe SSV Jahn Regensburg. Përveç këtyre, ai u shkëput për një vit nga Gjermania për të luajtur në Turqi me Diyarbakırspor. Rraklli u largua përfundimisht nga Gjermania në vitin 2004, duke regjistuar gjithsej 111 ndeshje dhe 16 gola në elitë.
Rraklli u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 2004, duke u bashkuar me KF Tiranën. Ai shënoi 19 gola në kampionat në sezonin e parë pas rikthimit, më shumë se çdo lojtar tjetër i Tiranës, duke qënë vendimtar për ekipin në fitimin e kampionatit.[4] Një nga përmbledhjet kryesore të sezonit ishte edhe tregolëshi që Rraklli shënoi kundër Teutës më 6 maj 2005.[4] Më 21 gusht, ai luajti në Superkupën e Shqipërisë 2005 kundër Teutës ku Tirana fitoi 5–4 nga gjuajtjet e penalltive; Rraklli shënoi penalltinë e fundit të ekipit të tij.[5]
Rraklli u pensionua zyrtarisht në vitin 2009 pas një periudhe të shkurtër me ekipin amator gjerman SpVgg Bayern Hof.
Karriera ndërkombëtare
Rraklli ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare nga viti 1992 e deri në 2005, duke zhvilluar 63 paraqitje dhe shënuar 11 gola.[6][7][8] Debutimi i tij shte i paharrueshëm, pasi ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Greqisë në një ndeshje miqësore më 29 janar 1992.[9] Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë kundër Greqisë.[10] Pas kësaj, Rraklli ishte pjesë e ekipit në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 1994, duke debutuar zyrtarisht, në ndeshjen e tij të dytë, në humbjen 2–0 kundër Republikës së Irlandës në Dublin më 26 maj.[11] Ai luajti gjashtë ndeshje në pjesën e mbetur të kualifikueseve, duke shënuar një gol ngushëllimi në disfatën në shtëpi kundër Irlandës së Veriut.[12] Ishte një fushatë për t'u harruar për Shqipërinë që e mbylli Grupin 3 në vendin e fundit me vetëm katër pikë në 12 ndeshje.[13]
Rraklli kishte partner në sulm Sokol Kushtën në fushatën kualifikuese të UEFA Euro 1996, ku Shqipëria ishte vendosur në Grupin 7.[14] Ai humbi vetëm një ndeshje, atë hapëse kundër Uellsit në shtator 1994,[15] por luajti në të gjitha ndeshjet e tjera, duke shënuar dy herë me fanellën me numrin 10. Rraklli gjithshtu mbahet mend edhe për golin e famshëm që shënoi kundër Gjermanisë,[16] një gjuajtje në ajër me të djathtën që përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Andreas Köpke. Pavarësisht se Shqipëria u mposht 2–1 në Fritz-Walter-Stadion,[17] goli bëri jehonë në mediat shqiptare dhe gjermane.[18] Shqipëria zhvilloi një tjetër fushatë zhgënjyese, duke shkuar jo më shumë se vendi i fundit sëbashku me Uellsin, e cila kishte golavarazh më të mirë.[14]
Në moshën 32 vjeç, Rraklli u la menjëanë nga trajneri i ri Giuseppe Dossena për ndeshjet hapëse kualifikuese të UEFA Euro 2004 kundër Zvicrës dhe Rusisë në tetor 2002. Megjithatë, ai u rikthye në ekip në mars 2003 nga trajneri i ri Hans-Peter Briegel, duke zhvilluar edhe paraqitjen e parë në kualifikuese kundër Rusisë në Stadiumin Loro Boriçi; ai hapi serinë e golave në minutën e 29të në fitoren historike 3–1;[19] ai u bë lojtari i dytë në histori pas Sokol Kushtës në vitin 1995 që shënon 10 ose më shumë gola me kombëtaren.[20] Kjo ndeshje ishte gjithashtu edhe debutimi zyrtar i Hans-Peter Briegel në pankinën e Shqipërisë.[19] Në atë kohë, Rraklli u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me 10 gola.[21]
Rraklli luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren më 30 mars 2005 rastësisht kundër Greqisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2006. Ndryshe nga debutimi i tij, Rraklli nuk mundi të shënojë, por luajti vetëm si zëvëndësues në pjesën e dytë, duke mos mundur të shmangë humbjen 2–0.[22] Ishte paraqitja e tij e 63të ndërkombëtare, që e bëri në atë kohë si lojtarin e dytë në histori me më shumë ndeshje, duke u renditur mbrapa portierit Foto Strakosha (73).[23] Ai zhvilloi vetëm dy ndeshje si zëvëndësues në kualifikuese, të cilat Shqipëria i mbylli në vendin e pestë me 13 pikë, duke lënë mbrapa Gjeorgjinë dhe Kazaksitanin.[24]
Karriera si trajner
Rraklli filloi punën si trajner menjëherë pas pensionimt nga futbolli në vitin 2009, duke krijuar ekipin e Tiranës për gra që fitoi kampionatin e parë për gra në Shqipëri.[25] Në vitin 2011, ai u emërua në krye të pankinës së kombëtares shqiptare për gra.[26]
Në prill 2016, Rraklli u largua nga posti për arsye familjare.[27] Në dhjetor 2015, ai ishte në qëndër të një skandali, pasi disa lojtare akuzuan atë për ngacmim si dhe refuzuan të bashkoheshin me ekipin.[28][29] Media lokale gjithashtu publikoi disa mesazhe të Rrakllit ku i kërkonte disa lojtareve favore seksuale si kërkesë për qënë pjesë e ekipit.[30] Disa nga lojtaret si Ambra Gjegji, Luçie Gjini, Esmeralda Frangaj dhe Megi Doçi, nuk u lejuan nga familjarët e tyre të ishin pjesë e ekipit pasi skandali u bë publik.[28]
Jeta personale
Në nëntor 2016, Rraklli u akuzua për trukim ndeshjesh në Austri.[31] Ai u dënua të kryente 10 muaj burg, një dënim aktualisht i pezulluar.[32]
Në korrik 2017, prokuroria e Tiranës kërkoi 7 vite burg për Rrakllin me akuzën e mashtrimit.[33] Ai u akuzua se kishte mashtruar për shumën 150,000 € një qytet shqiptar, emri i të cilit nuk dihej, por madje ishte supozuar se ishte i afërm i tij.[33] Gjykata uli masën e dënimit në pesë vite, më pas me tre e në fund me katër muaj, kjo për shkak se Rraklli bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Më pas dënimi i tij u kthye në shërbim prove.[32]
Statistikat e karrierës
Klube
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Besa | 1990–91 | Kategoria Superiore | 38 | 27 | 0 | 0 | — | — | 38 | 27 | ||
1991–92 | 30 | 16 | 0 | 0 | — | — | 30 | 16 | ||||
Gjithsej | 68 | 48 | 0 | 0 | — | — | 68 | 48 | ||||
SC Freiburg | 1992–93 | 2. Bundesliga | 37 | 16 | 1 | 1 | — | — | 38 | 17 | ||
1993–94 | Bundesliga | 21 | 6 | 3 | 2 | — | — | 24 | 8 | |||
1994–95 | 17 | 0 | 1 | 0 | — | — | 18 | 0 | ||||
1995–96 | 11 | 0 | 2 | 0 | 2[a] | 0 | — | 15 | 0 | |||
Gjithsej | 86 | 22 | 7 | 3 | 2 | 0 | — | 95 | 25 | |||
Hertha BSC | 1995–96 | 2. Bundesliga | 14 | 3 | 0 | 0 | — | — | 14 | 3 | ||
1996–97 | 14 | 2 | 1 | 0 | — | — | 15 | 2 | ||||
Gjithsej | 28 | 5 | 1 | 0 | — | — | 29 | 5 | ||||
SpVgg Unterhaching | 1997–98 | 2. Bundesliga | 27 | 9 | 0 | 0 | — | — | 27 | 9 | ||
1998–99 | 33 | 9 | 2 | 1 | — | — | 35 | 10 | ||||
1999–2000 | Bundesliga | 32 | 6 | 1 | 0 | — | — | 33 | 6 | |||
2000–01 | 30 | 4 | 2 | 1 | — | — | 32 | 5 | ||||
2001–02 | 2. Bundesliga | 25 | 1 | 2 | 0 | — | — | 27 | 1 | |||
Gjithsej | 147 | 29 | 7 | 2 | — | — | 154 | 31 | ||||
Diyarbakırspor | 2002–03 | Süper Lig | 12 | 2 | 0 | 0 | — | — | 12 | 2 | ||
Jahn Regensburg | 2003–04 | 2. Bundesliga | 21 | 2 | 2 | 2 | — | — | 23 | 4 | ||
Tirana | 2004–05 | Kategoria Superiore | 29 | 19 | 9 | 4 | 0 | 0 | — | 38 | 23 | |
2005–06 | 6 | 0 | 4 | 1 | 4[b] | 1 | 1[c] | 0 | 15 | 2 | ||
Gjithsej | 35 | 19 | 13 | 5 | 4 | 1 | 1 | 0 | 53 | 25 | ||
Besa | 2005–06 | Kategoria Superiore | 14 | 4 | 0 | 0 | — | — | 14 | 4 | ||
SpVgg Bayern Hof | 2009–10 | Bayernliga | 2 | 0 | 0 | 0 | — | — | 2 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 408 | 126 | 30 | 12 | 6 | 1 | 1 | 0 | 445 | 139 |
- Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- Një ndeshje në Superkupën e Shqipërisë
Kombëtarja
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 1992 | 5 | 1 |
1993 | 3 | 1 | |
1994 | 4 | 2 | |
1995 | 6 | 1 | |
1996 | 4 | 0 | |
1997 | 4 | 0 | |
1998 | 8 | 2 | |
1999 | 6 | 1 | |
2000 | 3 | 0 | |
2001 | 4 | 1 | |
2002 | 4 | 0 | |
2003 | 8 | 1 | |
2004 | 3 | 1 | |
2005 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 63 | 11 |
Golat me kombëtaren
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Rraklli.[6][7]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 29 janar 1992 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | 1 | ![]() | 1–0 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
2 | 17 shkurt 1993 | 6 | ![]() | 1–2 | 1–2 | Kualifikueset e Kupës së Botës 1994 | |
3 | 14 maj 1994 | Gradski stadion, Tetovë, Maqedoni | 9 | ![]() | 1–3 | 1–5 | Ndeshje miqësore |
4 | 18 dhjetor 1994 | Fritz-Walter-Stadion, Kaiserslautern, Germany | 12 | ![]() | 1–2 | 1–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 1996 |
5 | 6 shtator 1995 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | 16 | ![]() | 1–1 | 1–1 | |
6 | 21 janar 1998 | Stadiumi Olimpik Atatürk, Antalja, Turqi | 27 | ![]() | 1–0 | 4–1 | Ndeshje miqësore |
7 | 2–0 | ||||||
8 | 9 tetor 1999 | Qemal Stafa Stadium, Tirana, Albania | 40 | ![]() | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2000 |
9 | 28 mars 2001 | 45 | ![]() | 1–2 | 1–3 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2002 | |
10 | 29 mars 2003 | Loro Boriçi Stadium, Shkodër, Albania | 52 | ![]() | 1–0 | 3–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2004 |
11 | 18 gusht 2004 | Stadiumi Tsirio, Limasol, Qipro | 61 | ![]() | 1–2 | 1–2 | Ndeshje miqësore |
Trofe
Klube
Tirana
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.