From Wikipedia, the free encyclopedia
Ali Riza Dede lindi më 18 tetor 1882 në qytetin e Krujës. Përfundoi shkollën fillore dhe të mesme fetare, përqafoi dritën hyjnore të udhës Haxhi Bektash Veliut. Për 10 vjet shërbeu në teqetë e Krujës, duke u bërë shembull i përgatitjes së një kleriku të aftë dhe me autoritet në këtë Gjyshatë (Dedellik). Përgatitja e tij teorike dhe praktike shërbeu dhe vizita që bëri në disa vende të Lindjes si në Persi, Irak, Siri, Kaukaz etj.
Në vitin 1920 u kthye në Elbasan. Këtu punoi me përkushtim për bektashizmin në këtë trevë, i cili dha cilësi të larta, e u njoh më së miri nga gjithë besimtarët bektashi, intelektualët e Elbasanit, Gramshit, Kavajës, Tiranës etj. Shumë shpejt me punën e tij u bë i njohur në gjithë Shqipërinë. Mbas vdekjes së Kryegjyshit Botëror Bektashian, Sali Nijazi Dede u propozua nga Këshilli Gjyshnor i Bektashinjve më 9 dhjetor 1941 për Kryegjysh (Dedebaba), të cilën e mori postin e lart në Selinë e Shenjtë, Tiranë më 6 janar 1942. Këtë detyrë e kreu më së miri në organizimin dhe drejtimin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe marrëdhëniet me teqet në botë deri sa ndërroi jetë në vitin 1944.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.