monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Kryegjyshata Botërore Bektashiane është selia qëndrore ndërkombëtare e Urdhrit Bektashi. Ndodhet në rrugën Dhimitër Kamarda në skajin lindor të qytetit të Tiranës, Shqipëri.[1]
Selia ka gjithashtu një muze, bibliotekë dhe arkivën.[2]
Para shekullarizimit të Turqisë në vitin 1925, Kompleksi Haxhi Bektash Veli në Haxhibektash, Turqi ishte shtëpia e pir evit (turqisht "shtëpia e pirit ") e Haxhi Bektash Veliut, e cila shërbente si selia ndërkombëtare e Urdhrit Bektashi. Ndalimi i Ataturkut në vitin 1925 për të gjitha urdhrat e dervishëve shkaktoi eksodin e Urdhrit Bektashi në Shqipëri në vitin 1925 dhe kompleksi u mbyll për përdorim fetar. Si rezultat, selia administrative e Urdhrit Bektashi u zhvendos në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1930.[3]
Në vitin 1930, shqiptari Sali Njazi, Dedebaba i Parë i Urdhrit Bektashi, themeloi Selinë Botërore të Lëvizjes Bektashiane (Kryegjyshatën) në Tiranë. Sali Njazi kishte planifikuar fillimisht ngritjen e selisë në Melçan të Korçës (që kishte shërbyer si selia e parë de facto e komunitetit shqiptar bektashi gjatë viteve 1920), por më në fund vendosi ta ndërtonte në Tiranë.[4] Ndërtimi i selisë përfundoi në vitin 1941 gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.[3]
Selia u mbyll në vitin 1967, kur diktatori komunist Enver Hoxha mbylli të gjitha organizatat fetare. Në Nëntorin e Vitit 1990, në Tiranë u krijua një komision i përkohshëm për ringjalljen e Komunitetit Bektashi. Që nga ai vit, komuniteti i ri ka punuar shumë për të ringjallur traditat e bektashizmit në Shqipëri. Selia Botërore në Tiranë u rihap zyrtarisht më 22 mars 1991 në Ditën e Sulltan Nevruzit.[5]
Tyrbet (varret e shenjta) të disa dedebaballarëve, përfshirë Kamber Aliun, Abaz Hilmiun dhe Ahmet Myftarin, janë varrosur në Kryegjyshatë.[3]
Biblioteka Bektashiane u inaugurua zyrtarisht më 7 shtator 2015.[6]
Arkivat përmbajnë shumë dokumente historike në gjuhë të ndryshme si shqip, arabisht, turqisht osmanisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht, me dokumentin më të hershëm që daton nga viti 1847. Ka gjithashtu koleksione fotografish,[7] kaseta audio dhe mikrofilma.[8] Koleksioni audio ruan regjistrime të rralla të traditave muzikore bektashiane. [9]
Muzeu Bektashian ndodhet në ambientet e Odeonit (Faltorja e Madhe) në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe u përurua më 7 shtator 2015 së bashku me Odeonin. Muzeu Bektashian prezanton nëpërmjet dokumenteve, fotografive dhe objekteve origjinale historinë e bektashizmit në shkallë botërore dhe në veçanti të bektashizmit shqiptar. Ai është i organizuar në 12 stenda e 12 vitrina, duke respektuar 12 imamllarët. Një kënd shumë i rëndësishëm është ai që i kushtohet tolerancës dhe harmonisë fetare, për të cilat ka kontribuar e kontribuon mjaft Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Pjesë e Muzeut Bektashian janë dhe tre ambiente: Oxhak – kafeja, Ashurja dhe Pelegrinazhi.[10]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.