From Wikipedia, the free encyclopedia
Alexander Graham Bell (3 mars 1847 – 2 gusht 1922)[1] ishte një shkencëtar, shpikës, inxhinier dhe inovator skocez [2] që është vlerësuar për shpikjen e telefonit të parë praktikë.[3] Babai, gjyshi dhe vëllai i Bellit kishin qenë të gjithë të lidhur me punën e oratorisë dhe fjalimeve, dhe si mamaja ashtu dhe gruaja e tij ishin shurdhe, duke e ndikuar thellësisht punën e jetës së tij.[4] Kërkimet e tij mbi dëgjimin dhe fjalimet e c/uan atë më tej në eksperimentimin me mjete dëgjimi që kulminuan në shpërblimin e Bellit me patentën e parë amerikane për telefonin në vitin 1876.[5] Bell e konsideronte shpikjen e tij më të famshme një hyrje në punën e tij të vërtetë si shkencëtar dhe refuzoi të kishte një telefon në studjon e tij.[6][7] Jetën e tij të mëvonshme e shënuan shumë shpikje të tjera, duke përfshirë punën e tij inovatore mbi telekomunikimet optike, hidroplanet dhe aeronautikën. Megjithëse ai nuk ishte një nga 33 themeluesit[8] i National Geographic Society, ai kishte një ndikim të fortë në revistë ndërsa shërbente si presidenti i dytë nga 7 janari i vitit 1898 deri në vitin 1903.[9]
Alexander Graham Bell | |
---|---|
U lind në | 3 mars 1847 Edinburgh, Skoci |
Vdiq | 2 gusht 1922 Beinn Bhreagh, Nova Scotia, Kanada |
Kombësia | Britanike (skoceze) |
Shtetësia | Britanike, Amerikane |
Arsimi | Universiteti i Edinburghut, Univeristy College London |
Profesioni | Shpikës, shkencëtar, inxhinier, profesor |
Bashkëshorti/ja | Mabel Hubbard (1877-1922) |
Fëmijë | katër |
Prind/ër | Alexander Melville Bell dhe Eliza Grace Symonds Bell |
Çmimet | 1902 -Albert Medal, 1907 - John Fritz Medal, 1912 - Elliott Cresson Medal |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.