futbollist serb From Wikipedia, the free encyclopedia
Aleksandar Kolarov (lindur më 10 nëntor 1985) është një futbollist profesionist serb i cili luan si mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe është kapiten i kombëtares serbe.[3] Edhe pse parësisht luan si mbrojtës i majtë, Kolarov mund të luaj edhe si qëndër-mbrojtës ose në çdo pozicion të krahut të majtë dhe njihet për sulmet e tij në krah; Kolarov gjithashtu njihet për gjuatjen e fuqishme me të majtën dhe goditjet e sakta të dënimit.[4][5][6][7] Kolarov u shpall Futbollisti Serb i Vitit në vitin 2011.
Kolarov me Serbinë në Kupën e Botës 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Aleksandar Kolarov[1] | ||
Datëlindja | 10 nëntor 1985 | ||
Vendlindja | Beograd, SFR Jugosllavi | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2004 | Ylli i Kuq i Beogradit | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2006 | Čukarički | 44 | (2) |
2006–2007 | OFK Beograd | 38 | (5) |
2007–2010 | Lazio | 82 | (6) |
2010–2017 | Manchester City | 165 | (11) |
2017–2020 | Roma | 100 | (17) |
2020– | Internazionale | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2006–2007 | Serbia U21 | 11 | (1) |
2008– | Serbia | 92 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 shtator 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 shtator 2020 |
Kolarov filloi karrierën e tij me Yllin e Kuq të Beogradit, por nuk siguroi dot një vend në formacion dhe më pas u transferua tek Čukarički në vitin 2004. Dy vite më pas, ai u bashkua me OFK Beograd para se të kalonte për herë të parë jashtë vendit kur ai firmosi me Lazion në Serie A, me të cilën fitoi Coppa Italian dhe Supercoppa Italianan në vitin 2009. Në vitin 2010, ai u bashkua me Manchester Cityn, ku fitoi dy tituj të Premier Ligës, FA Cup dhe League Cup.
Kolarov bëri debutimin e tij ndërkombëtarë për Serbinë në vitin 2008 dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 80 ndeshje. Kolarov ka përfaqësuar Serbinë në Olimpiadën 2008, dhe edicionet 2010 dhe 2018 të FIFA Kupës së Botës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.