futbollist uruguajan From Wikipedia, the free encyclopedia
Alcides Edgardo Ghiggia (lindur më 22 Dhjetor 1926) është një ish futbollist. Ai fitoi famë të madhe për rolin e tij vendimtar në ndeshjen finale të Kupës së Botës 1950. Ai është gjithashtu një nga lojtarët e paktë që jeton në ditët e sotme që nga ajo finale.[1]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Alcides Edgardo Ghiggia | ||
Datëlindja | 22 dhjetor 1926 | ||
Vendlindja | Montevideo, Uruguaji | ||
Gjatësia | 1.69 m (5 ft 7 in) | ||
Pozicioni | Anësor | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1948–1953 | Peñarol | 169 | (26) |
1953–1961 | Roma | 201 | (19) |
1961–1962 | Milan | 4 | (0) |
1962–1967 | Danubio | 128 | (12) |
Gjithsej | 502 | (57) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1950–1965 | Uruguaji | 12 | (4) |
1957–1959 | Italia | 5 | (1) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1980 | Peñarol | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur me dy kombëtare: me Uruguajin dhe Italinë. Ai gjithashtu ka luajtur për klubet uruguajiane Peñarol dhe Danubio dhe për klubet italiane Roma dhe Milan.
Ai ka qënë trajner i Peñarol në vitin 1980.[2][3]
Më 29 Dhjetor 2009, Brazili e nderoi Ghiggian duke festuar golin e tij vendimtar në fitoren 2–1 të Uruguajit në finale kundër Brazilit në Kupën e Botës 1950. Më pas, Ghiggia u rikthye në stadiumin Maracanã pas më shumë se 60 vitesh për nderimin e tij dhe mbolli këmbët e tij së bashku me këmbët e legjendave si Pelé i Brazilit, Eusébio i Portugalisë dhe Franz Beckenbauer i Gjermanisë në ecjen e famës së stadiumit Maracanã. Alcides Ghiggia ishte shumë i emocionuar dhe e falenderoi Brazilin pavarësisht se ajo ndeshje kujtohet si ndeshja më zgjënjyese në historinë e futbollit brazilian që quhet Maracanazo.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.