futbollist zviceran From Wikipedia, the free encyclopedia
Albert Bunjaku (lindur më 29 nëntor 1983) është një futbollistë kosovaro-zviceran i cili luan me klubin gjerman 1. FC Kaiserslautern në 2.Bundesliga dhe në kombëtares kosovare se futbollit. Gjatë viteve 2009–2010, ai ka qënë lojtar i kombëtares zvicerane se futbollit, duke e përfaqsuar atë në Kupën e Botës 2010 [1].
Bunjaku në stërvitje me 1. FC Nürnberg në 2010. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Albert Bunjaku | ||
Datëlindja | 29 nëntor 1983 (41 vjeç) | ||
Vendlindja | Gjilan, RSF Jugosllavi (tani Kosova) | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | 1. FC Kaiserslautern | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–1998 | FC Schlieren | ||
1998–2000 | Grasshopper Club Zürich | ||
2000–2003 | SC Young Fellows Juventus | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2005 | FC Schaffhausen | 39 | (3) |
2006 | SC Paderborn 07 | 10 | (1) |
2006–2009 | FC Rot-Weiß Erfurt | 74 | (34) |
2009–2012 | 1. FC Nürnberg | 55 | (14) |
2012– | 1. FC Kaiserslautern | 30 | (13) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004–2006 | Zvicra U–21 | 15 | (7) |
2009–2010 | Zvicra | 6 | (0) |
2014– | Kosova | 3 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 maj 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 25 maj 2014 |
Albert Bunjaku në moshën tetëvjeçare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij shkoi në Zvicër, ku i punonte i ati. Bunjaku karrierën e tij profesioniste e filloi në FC FC Schaffhausen në Challenge League në Ligën e Dytë të Zvicrës. Në stinorin 2003/2004, ai arriti të ngrihet në Ligën e Parë me këtë skuadër. Gjatë 18 muajve në vijim zhvilloi 39 ndeshje në Ligën e Parë të Zvicrës.
Në janar të vitit 2006, Bunjaku, 23 vjeç, merr hapin e guximshëm për të shkuar në Gjermani. Ai nga Schaffhausen kalon në radhët e SC Paderborn në Bundesligën e dytë gjermane. Por, angazhimi i tij në këtë skuadër zgjati vetëm gjashtë muaj. Ai nuk arriti depërtimin nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm, Jos Luhukay.
Më 14 nëntor të këtij viti, Bunjaku debutoi në përfaqësuesen e Zvicrës, në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë. Në minutën e 46-të ai e zëvendësoi Eren Derdiyokun dhe pati një paraqitje mjaft të mirë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.