From Wikipedia, the free encyclopedia
Albanët, ishin një fis ilir, nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët.[1][2][3]
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Ata përmenden për të parën herë si ''Albanoi'' (greqisht: Αλβανοί) në shekullin II ( Epoka Jone) nga Ptolemeu,[4] në hapësirën pas Dyrrahut brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parthinëve. Mendohet të jenë i njëjti fis, me emërtimin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoli, që mendohet te jetë Zgërdheshi i Krujës. Në krahinën qëndrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës.
Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihael Ataliati, historian dhe shkrimtar Bizantin, gjatë një kryengritje të tyre ndaj Konstantinopojës.[5] Ne mesjetë, autorët Bizantinë kanë përdorur për të identifikuar shqiptarët, si termin ''Albanoi'' ashtu edhe atë ''Arbanitai''. Këta qenë emrat etnikë të shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që u morën me vete nga shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XIII-XV) në formën arvanite, ndërsa në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVII) në formën arbëresh.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.