From Wikipedia, the free encyclopedia
Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve (Malazezisht: Црногорска академија и наука умјетности; Crnogorska akademija nauka i umjetnosti ose CANU) është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Mali të Zi.
Shkurtesa | CANU |
---|---|
Formuar më | 1973 |
Lloji | Akademi kombëtare |
Selia | Podgorica, Mali i Zi |
Anëtarësia | 31 anëtar |
Kryetar | Dragan Vukčević |
Përkatësitë | International Council for Science (ICSU) |
Faqja në internet | canu.org.me |
Ajo u themelua në vitin 1973 si Shoqata Malazeze për Shkenca dhe Arte (Crnogorsko društvo za nauku i umjetnost) ndërsa emrin e saj aktual e mori në vitin 1976. Ajo tani ka 40 anëtarë (akademikë) në tri departamente: shkencat natyrore, shkencat humane dhe art.
CANU shpesh është konsideruar dhe përshkruar si një institucion pro-serb në Mal të Zi, pasi akademia parashtronte tezën e prejardhjes etnike serbe të kombit Malazezë. Në kundërshtim me këtë, një grup intelektualësh formuan Akademinë Duklane të Shkencave dhe të Arteve (Dukljanska akademija nauke i umjetnosti - DANU) në vitin 1997, e regjistruar si një organizatë jo-qeveritare, në një përpjekje për t'iu kundërvënë akademisë zyrtare proserbe.
Mes reformës kushtetuese të vitit 2007 CANU kishte rezistuar standardizimin e Gjuhës malazeze duke mbështetur interpretimin sipas të cilit Gjuha malazeze është një dialekt i gjuhës serbe.[1] Disa prej anëtarëve të shquar të Akademisë kanë marrë pjesë aktive në fushatën kundër pavarësisë së Malit të Zi në referendumin për pavarësi të organizuar në vitin 2006. Kryetari i Akademisë Momir Đurović në vitin 2007 ka kontaktuar me anëtarët e opozitës politike proserbe, dhe kishte vizituar selinë e Partisë Popullore Serbe dhe liderin e saj Andrija Mandić gjatë negociatave për gjuhë-emërtimin në kushtetutën e re. Akademia po ashtu ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e qeverisë për të njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë së saj në vitin 2008.
Megjithatë, në vitin 2015 të dy akademitë (DANU dhe CANU), u bashkuan në një organizim të vetëm zyrtar, shkencor e institucional në Mal të Zi.[2]
Në maj të vitit 2016, mjetet e informimit publik dhe portalet e ndryshme informative njoftuan se Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve, këtë vit, ka publikuar “Fjalorin e gjuhës popullore e letrare malazeze, 1" ku mes tjerash theksohet se gjoja shqiptarët qenkan ata që kanë bërë asimilimin e popujve sllavë, gjë e cila shkaktoi reagim të ashpër të personaliteteve të shquara shqiptare, në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu.[3][4][5] Më vonë, përfaqësues të autoriteteve malazeze njoftuan se Akademia është e gatshme për rishikimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale në Fjalor ... por kurrsesi nuk do ta tërheqin ate.[6]
Anëtarësia e saj përfshinë:
Lista e presidentëve të Akademisë Malazeze të Arteve dhe të Shkencës:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.