Ahmet Kurt Pasha ishte themeluesi dhe drejtuesi i Pashallëkut të Beratit. Ai është sundimtari më i njohur në Berat, dhe ishte gjithashtu sundimtari më jetëgjatë i Pashallikut që kishte themeluar, duke qënë edhe sunduesi më i fuqijshëm të Portës së Lartë në Jugun e Shqipërisë. Falë Pashallëkut në Berat, ky qytet pësoi ndryshime që i dhanë jetë dhe Ahmet Kurt Pasha la shenja të forta në atë qytet.

Jeta

Ahmet Kurt Pasha ishte i biri i Kurt Mehmet pashës me origjinë nga Ngurrza dhe Emine hanëm Velabishti-Vlorës, e bija e Ismail pashë Velabishti-Vlorës.[1][2]

Ne Berat ai kreu studimet. Gjatë sundimit të tij, ai zhvilloi qytetet ku sundonte, si dhe nxiti zhvillimin e tregëtisë. Më 1786 së bashku me Kara Mahmut pashën (tashmë aleat) u përfshi në kryengritje kundër Turqisë. Ai qeverisi dy vjet duke kundërshtuar hapur Portën e lartë.

Në mars 1787, Ahmet Kurt pasha u helmua nga mjeku i vet, i nxitur nga Porta e Lartë dhe nga rivalët.

Ahmet Kur pasha la djalë Mehmet pashë Ngurrëzajn, i cili hyri në luftë për pushtet me kunatin e tij, Ibrahim pashë Vlorën, ku ky i fundit fitoi. Në vitin 1787, sundimin e mori Ibrahim Pashë Vlora.

Krijimi i Pashallëkut

Ahmet Kurt Pasha, bëri të mundur në fshehtësi me Portën e Madhe kundër Mehmet Pashë Bushatit ne 1774, duke krijuar Pashallëkun e Beratit. Për sherbimin e tij, Sulltani i dha territore në Shqiperinë e mesme. Ai më vonë i zgjeroi territoret që zotëronte derisa vdiq në 1787, duke perfshire territore nga e gjithë Shqiperia e mesme, duke mbetur ne kufitë me Pashallëkun e Shkodrës në veri dhe në jug me Pashallëkun e Janinës.

Ahmet Kurt Pasha ka qene gjyshi i Ali Pashë Tepelenës, duke qene i ati i mamase së Aliut, Hankos.[nevojitet citimi]

Shih edhe

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.