politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Ahmed bej Dino ose Ahmet agë Dino (1785–1849) ishte një udhëheqës ushtarak dhe politikan shqiptar.
Ai lindi në vitin 1785 në Prevezë në familjen e njohur Dino të qytetit.[1] Ai ishte mik i ngushtë dhe aleat i Ali Pashë Tepelenës.[2] Në Egjipt ai ishte një nga gjeneralët e rangut më të lartë të Muhamed Aliut të Egjiptit gjatë pushtimit të tij të Egjiptit.[3] Në vitin 1844 financoi dhe ndërtoi në Prevezë xhaminë Yeni, e cila në vitet 2000 u shpall monument kulture i Prevezës.[4] Më 1847 mori pjesë në Revoltën Shqiptare të vitit 1847 udhëhequr nga Zenel Gjoleka. Megjithëse revolta fillimisht ishte e suksesshme, Gjoleka përfundimisht u mund dhe Ahmed bej Dino u internua në Konia ku vdiq në vitin 1849.[2] Ai ishte i martuar me Saliha Çaparin të Margëlliçit nga familja e shquar Çapari.[3] Djali i tij Abedin pashë Dino u bë një nga themeluesit e Lidhjes së Prizrenit dhe për një periudhë të shkurtër ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.