Agim Zajmi (Tiranë, 28 nëntor 1936 - 3 nëntor 2013) ka qenë piktor i nderuar me titullin Piktor i Popullit, profesor dhe dekan i fakultetit të Skenografisë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, skenograf, piktor dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise.

Thumb
Portret i artistit Agim Zajmi

Biografia

U lind në gjirin e një familjeje pejane që ishte vendosur gjatë viteve '20 në Tiranë.[1] Agim Zajmi është skenografi me i vleresuar ne teatrin shqiptar dhe ka realizuar me shume se 300 skenografi. President dhe co-fondator i "Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve figurative" qe permbledh artistet shqiptare ne Shqiperi dhe jashte saj (Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Kroaci, Greqi, Itali dhe te diaspores).

Studimet

Kryen studimet e larta për pikturë, skenografi-kostumografi në Shën-Petersburg, Rusi, studime që ai i mbaron në Akademine Imperiale te Arteve te Shen-Peterbourg ne vitin 1961. Në të njëjtin vit fillon punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe pak më vone punon kryesisht në Teatrin e Kombëtar të Shqiperise ne Tirane. Ai punon shpesh edhe me teatrot kombetare te Prishtines ne Kosove, Shkupit ne Maqedoni dhe Malit te Zi. Dekan dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise, ne Tirane.

Veprat

Veprat e tij janë ekspozuar në shumë vënde të botës: France, Angli, Itali, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi, Egjipt, etj. Pikturat e tija bëjnë pjesë në Koleksionin e Galerisë Kombëtare te Arteve(Tiranë) dhe në koleksione në vënde të tjera te botës.

Actualisht disa nga vepart e tija janë të ekspozuara ne sallën e pritjes (për delegacionet e huaja) në Kryeministrinë e Shqipërise.

Çmimet nderkombetare dhe kombetare

Është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi. Për merita si artist është nderuar:

Krijimtaria Shkencore-artistike

është hartuesi i kapitullit "Problemet e skenografisë dhe komponenteve të saj" e perfshire ne vepren "Baza teorike e arteve figurative", i cili është tekst mesimor per studentet e Akademise se Arteve te Shqiperise. Mbron tezat shkencore dhe artistike si, zhvillimi i artit shqiptar, Universiteti i Algjerit dhe krijimtaria e piktorit Vangjush Mio, në Ankara.

Mirenjohja kombetare

Mbi krijimtarinë e tij janë botuar libra të ndryshëm, janë bere intervista, dhe janë realizuar disa filma dokumentar, të transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar dhe ne televizionet private.

  1. 1995, "Nje zë ne mikrofon", Radio Tirana, i ftuar Agim Zajmi, emision, 30 min (kliko ketu per te degjuar)
  2. 2004, "Blue - i ftuar Agim Zajmi", TV Klan, emision televiziv, 120 min
  3. 2005, Radio televizioni Shqiptar, "Teatri është shtepia ime", emision televiziv, 1h, realizuar nga Albet Minga
  4. nëntor 2000, "Profil - Agim Zajmi", Vizion +, emision televiziv, 30 min
  5. janar 2008, Televizioni ALSAT, "Takim Exclusif", emision televiziv 1h
  6. 2009, "Arratia e peshkut te kuq" me Agim Zajmin, NEWS24, emision televiziv, 30 min
  7. 2000, "Agim Zajmi, poet i skenes", liber, monografi nga Kudret Velça. Bibliogr. : f. 181-182. - L. 350, Tir. 800. Klasifikimi 75 .054 .071.1(496.5) (092) 929(496.5) [Zajmi, Agim] (biblioteka kombetare shqiptare) (biblioteka, "Marin Barleti", Shkoder) Arkivuar 25 shkurt 2014 tek Wayback Machine

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.